Manchester City po e 'shkatërron' Brightonin në pjesën e parë, tre gola fantastik nga Foden e De Bruyne - NACIONALE

Manchester City po e 'shkatërron' Brightonin në pjesën e parë, tre gola fantastik nga Foden e De Bruyne

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester City në 45 minutat e para nuk ka treguar aspak mëshirë ndaj Brighton, duke ia shënuar tre gola, me Phil Foden dhe Kevin de Bruyne që dhuruan magji me realizimet e tyre.

Gjithçka nisi në minutën e 17-të, kur një harkim të Kyle Walker në zonë e konkretizoi me gol fantastik me kokë, De Bruyne për 1:0.

Nëntë minuta më pas, saktësisht në minutën e 26-të, Phil Foden shënoi për 2:0 nga gjuajtja e lirë, me ndihmën e vogët të një devijimi.

Foden shënoi edhe golin e dytë personal, kësaj radhe një gabim në mbrojtje, me yllin anglez që përfitoi duke shënuar gol të bukur nga distanca për 3:0.

Kujtojmë se me fitore, Manchester City kalon në pozitën e dytë, me një pikë më pak se Arsenali i vendit të parë, por këta të fundit kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Lajme të ngjashme