Man Utd shpreson shitjen e Casemiros dhe Varanes te klubet arabe - NACIONALE

Man Utd shpreson shitjen e Casemiros dhe Varanes te klubet arabe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United është i interesuar për të shitur dyshen Casemiro dhe Raphael Varane, me shpresën që të marrin ndonjë ofertë nga klubet e Arabisë Saudite.

“Djajtë e Kuq” pritet të jenë aktiv në afatin e janarit, por fillimisht duhet të shesin para se të nisin të përforcohen.

Gjetja e një klubi të ri për Jadon Sancho është prioritet, derisa oferta ka edhe për Donny van de Beek.

Megjithatë, Man Utd është i hapur të fitojë para edhe te dyshja Casemiro dhe Varane që kanë humbur vendin te formacioni i Erik ten Hagut.

Francezi që ishte yll botëror te Rea Madrid është rezervë e Jonny Evans dhe Luke Shaw, derisa braziliani s’ka luajtur që nga tetori shkaku i lëndimit.

Sipas “The Times”, të dy lojtarët shihen si anëtarë të rëndësishëm mirëpo Man United nuk i sheh si të paprekshëm andaj në rast ofertave do t’i shesin.

Të dy lojtarët kanë qenë të lidhur me kalimin në Arabinë Saudite në të kaluarën, por tani ka dyshime nëse ndonjë nga katër klubet e mëdha do të bëjë ndonjë ofertë zyrtare.

Problemi kryesor është që të katër klubet kanë arritur maksimumin, pra tetë lojtarë të huaj me Al Ittihad që nuk e ka regjistruar ish yllin e Celticut Jota për ndeshje zyrtare.

Ndërkohë, si Varane ashtu edhe Casemiro do të ishin të hapur t’i bashkoheshin ligës arabe pasi kanë shumë ish bashkëlojtarët, mirëpo nuk do t’i bëjnë presion klubit anglez.

Lajme të ngjashme