Man Utd gjen pasuesin e Ten Hagut, nis negociatat me Kieran McKennan - NACIONALE

Man Utd gjen pasuesin e Ten Hagut, nis negociatat me Kieran McKennan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bordi i Manchester Unitedit është takuar me përfaqësuesit e trajnerit të Ipswich Town Kieran McKenna, duke qenë se kanë nisur punën për të zëvendësuar Erik ten Hagun.

38-vjeçari është ndër trajnreët më të vlerësuar pasi arriti ta rikthejë Ipswichin në elitë, duke i marrë nga League One.

Një numër i klubeve angleze janë duke tentuar ta bindin, përfshirë edhe Chelsean që shkarkoi Mauricio Pochettinon dhe Brightonin, skuadër që ndau rrugët me Roberto de Zerbi.

Man Utd duket se ka vendosur t’i ndajë rrugët me Ten Hagun pas finales së FA Cupit dhe “Sky Sports” raporton se përfaqësuesit e McKennas tashmë kanë diskutuar me “Djajtë e Kuq”.

Takimi u realizua javën e kaluar dhe thuhet se të përfshirë kanë qenë edhe drejtori ekzekutiv Omar Berrada dhe ai teknik Jason Wilcox.

McKenna aktualisht ishte trajner te Man United nën urdhrat e Jose Mourinhos, Ole Gunnar Solskjaer dhe pastaj Ralf Rangnick, por zgjodhi të largohet në dhjetorin e vitit 2021.

McKenna pra e njeh mirë klubin anglez dhe situatën në të cilën ndodhet, prandaj do të ishte i hapur për ta rindërtuar me drejtuesit e rinj.

Përndryshe, Man United të dielën përballet me rivalin lokal Man City për titullin e FA Cupit.

Lajme të ngjashme