Man United përgatitet t'ia paguajë 10 milionë funte Harry Maguires vetëm që të largohet nga klubi - NACIONALE

Man United përgatitet t'ia paguajë 10 milionë funte Harry Maguires vetëm që të largohet nga klubi

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Harry Maguire mund të fitojë 10 milionë funte nga Manchester Unitedi nëse largohet në verë.

Kapiteni ka dështuar ta fitojë vendin nën urdhrat e Erik ten Hag që në sezonin e parë preferoi Raphael Varane dhe Lisandro Martinez si zgjedhje bazë.

Siç raporton "Daily Mail", Ten Hag ka kërkuar nga Man Unitedi ta shesin Maguiren dhe ekziston mundësia t'ia ndërprejnë kontratën që vlen 190 mijë funte për javë.

Kësisoj, me dy vite kontratë të mbetura 20 herë kampioni i Anglisë do të detyrohet të paguajë 10 milionë funte te Maguire.

Anglezi gjithashtu po e konsideron largimin pasi "Euro 2024" është në horizont dhe Gareth Southgae e ka paralajmëruar që të rikthejë minutazhën nëse dëshiron të merr ndonjë ftesë.

Duke folur për të ardhmen pas fitores ndaj Fulhamit, Maguire insistoi se është i lumtur me progresin e bërë nën urdhrat e teknikut holandez.

"Sezoni ende s'ka përfunduar por ka qenë pozitiv dhe mund të them se kemi bërë progres. Ka qenë përmirësim i mirë dhe është hapi i duhur për të ardhmen".

"Ta sigurojmë Ligën e Kampionëve, ka qenë sezon fantastik në Premierligë. Kemi qenë fantastik në "Old Trafford" por kuptohet duhet ta përmirësojmë formën në ndeshjet si mysafir".

"Nëse e bëjmë, atëherë do të përmirësohemi sezonin tjetër. Kemi bërë hapa gjigant që ishin të rëndësishëm. Kemi vendosur kërkesa të larta, por ende s'ka mbaruar".

"Do të doja të luaja më shumë, por kemi shumë garë në pozita dhe kjo i nevojitet një skuadre të madhe. Nëse duam të jemi të suksesshëm këtë edicion, atë tjetrin dhe të vazhdojmë kështu na duhet një skuadër e madhe", deklaroi ai.

Maguire që ka zhvilluar vetëm 16 paraqitje këtë edicion si titullar në të gjitha garat pritet të lihet në stol edhe të shtunën ndaj Man Cityt në finalen e FA Cupit që zhvillohet në "Wembley".

Lajme të ngjashme