Man United i frikësohet PSG-së, përgatit ofertë për Hojlundin
Manchester United është duke përgatitur ofertën e parë zyrtare për sulmuesin Rasmus Hojlund, ngase ka frikë se Paris Saint-Germain mund t’ua rrëmbejë talentin.
“Djajtë e Kuq” janë të dëshpëruar për të nënshkruar me një sulmues dhe pasi u larguan nga gara për Harry Kane, “Djajtë e Kuq” e kanë bërë prioritet Hojlundin.
Pavarësisht që klubi anglez ka arritur marrëveshje personale me talentin danez, “gjuha e përbashkët” ende s’është gjetur me Atalantan që duan 86 milionë euro për lojtarin.
Është raportuar se Man United ishte fokusuar në largimin e disa yjeve para se të bënte gati ofertën për Hojlund, por tani situata ka ndryshuar.
Man United është duke përgatitur ofertën zyrtare meqenëse s’duan që PSG të bëjë ndonjë lëvizje ngase klubi francez veçse ka kontaktuar përfaqësuesit e danezit.
Atalanta ka refuzuar sugjerimet nga Unitedi që të përfshihet ndonjë lojtar në ofertë, sepse janë të lumtur me skuadrën momentale dhe duan vetëm para.
Man United po shpresonte të ofronte Donny van de Beek dhe Amad Diallo në formë huazimi që t’ia zbresin çmimin Hojlundit por oferta u refuzua menjëherë nga italianët.
Hojlund kaloi te Atalanta vetëm verën e kaluar, ku realizoi 16 gola dhe dhuroi shtatë asistime në 42 ndeshje.
