Atalanta ia refuzon edhe ofertën tjetër Man Unitedit për Hojlund
Përpjekja e Manchester Unitedit për sulmuesin Rasmus Hojlund për 86 milionë funte, duke ofruar para plus lojtar është refuzuar nga Atalanta.
20-vjeçari shihet si ndër lojtarët më premtues në Evropë dhe Man United thuhet se e ka bërë prioritet për këtë verë.
Mirëpo, Man Unitedi ka probleme me buxhetin pasi Erik ten Hagut i është premtuar vetëm 120 milionë euro dhe 60 prej tyre tashmë i ka harxhuar në nënshkrimin e Mason Mountit.
“The Athletic” raporton se klubi italian i ka refuzuar ofertën Man Unitedit për danezin, duke kërkuar vetëm para për ta lënë të lirë lojtarin.
Ten Hag ia ka bërë të qartë klubit se duhen përforcime në tre pozita, pra ka kërkuar një mesfushor (Mason Mount), portier dhe sulmues.
Man United vazhdojnë të negociojnë me Inter Milanin për shërbimet e Andre Onanas, me një marrëveshje që mund të kompletohet këtë javë pasi ka mbetur të qartësohet vetëm çmimi.
Inter është i hapur për ta shitur Onanan, pavarësisht që ky i fundit i kthye në stërvitje të enjten, mirëpo kërkojnë 55 milionë funte.
Në anën tjetër, sa i përket Hojlund Man United edhe mund të mbetet duarthatë meqenëse edhe PSG-ja i është bashkuar garës por ende s’ka bërë ofertë zyrtare.