Man United bën ofertë për yllin e Napolit
Manchester United ka bërë një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin e Napolit, Kim Min-jae me shpresën për ta bindur të largohet nga "Diego Maradona" gjatë verës.
Futbollisti me prejardhje nga Korea Jugore thuhet se ka një klauzolë lirimi në vlerën e 60 milionë eurove, që skuadrat jashtë Italisë munden ta aktivizojnë.
Falë paraqitjeve fantastike, Kim Min-jae ka fituar vëmendjen e Manchester United dhe Liverpoolit, dy skuadra që po provojnë ta bindin për kalimin në Premierligë para se Napoli t'ia largojë këtë klauzolën e lirimit.
Siç raporton gazetari Sebasiten Denis, një takim ka ndodhur mes drejtuesve të 20 herë kampionit të Anglisë dhe përfaqësuesve të lojtarëve që i kanë bërë një ofertë të fuqishme financiare.
Info 🚨: discussions Kim Min-jae-Manchester United !
— Sébastien Denis (@sebnonda) May 12, 2023
◾️ le roc défensif 🇰🇷 plait beaucoup à MU 🏴
◾️ rencontre entourage du joueur-MU il y a quelques semaines
◾️ salaire digne d'un attaquant star proposé par MU au défenseur du Napoli 🇮🇹@Santi_J_FM https://t.co/918EoqH8JY
Përpos kësaj, Man United ka provuar ta bind duke i ofruar edhe një pozitë të titullarit me Harry Maguire që do të shitet, derisa dyshja Lisandro Martinez dhe Raphael Varane këtë edicion kanë pësuar lëndime të shpeshta.
Nëse Napoli pranon ta shet Kim, atëherë do të fitojë më shumë se trefishin e asaj që paguan te Fenerbahce verën e kaluar (u ble për 18 milionë euro).
Man United u raportua se në të kaluarën kishte interesim edhe për mbrojtësin kosovar Amir Rrahmani, por ky i fundit ka arritur marrëveshje me "Napolitanët" për rinovimin e kontratës.
Napoli këtë edicion arriti që pas 33 viteve të shpallet kampion në Itali, ndërsa synimi i madh për vitet në vijim është Liga e Kampionëve.