Man City triumfon ndaj West Hamit dhe merr kreun e Premierligës, Liverpooli mund Fulhamin
Manchester City ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj West Hamit (3:0), derisa Liverpool me mund triumfoi kundër Fulhamit (1:0), të vlefshme për xhiron e 28-të në Premierligë.
"Qytetarët" bën hapin e radhës në garën për titull duke arkëtuar pikët e plota me rezultat 3:0 në "Emirates".
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra skuadër nuk i finalizoi aksionet. Man City tentoi me anë të Jack Grealish dhe Rodrit, mirëpo të dy dështuan nga afërsia.
Ishte mbrojtësi Nathan Ake që kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur pas një harkimi fantastik të Riyad Mahrezit (50').
Ndërsa, Erling Haaland me një parabolë të bukur dyfishoi epërsinë pas një asistimi të mrekullueshëm të Jack Grealish (70').
Me këtë gol, norvegjezi edhe vendosi rekord në Premierligë duke regjistruar golin e 35-të brenda një sezoni të vetëm, që s'ishte arritur asnjëherë më parë.
Fitoren e gjigantit anglez e vulosi i inkuadruari Phil Foden me një gol të bukur, duke goditur nga distanca që u devijua dhe përfundoi brenda rrjetës (85')
Me këtë fitore, Man City merr kreun me 79 pikë, një më shumë se Arsenali të cilët kanë edhe një ndeshje më shumë të zhvilluar, derisa West Ham renditet në pozitën e 15-të me 34 sosh.
Në anën tjetër, Liverpool ka shënuar fitoren e radhës duke mposhtur me mjaftë vështirësi Fulhamin me rezultat minimal 1:0.
Ndeshja ishte tejet e baraspeshuar me "Reds" që dominuan në posedim mirëpo që assesi nuk i finalizonin aksionet.
Mohamed Salah bëri heroin duke shënuar nga pika e bardhë pasi Issa Diop kishte shkaktuar një 11-metërsh me një ndërhyrje brenda zonës (39').
Fulham ndoshta rastin më të mirë e kishte me anë të Carlos Vinicius që tentoi nga afërsia mirëpo Alisson me një super pritje ia mohoi golin.
Pas kësaj fitore, Liverpool vazhdon të renditet e pesta me 59 pikë, katër më pak se Man United që zë vendin e katërt me dy ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Fulham renditet e 10-ta me 45 sosh.