Man City e kompleton marrëveshjen për talentin brazilian - NACIONALE

Man City e kompleton marrëveshjen për talentin brazilian

1 vit më parë

nga NACIONALE

Manchester City e ka kompletuar marrëveshjen për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Palmeiras Vitor Reis.

Braziliani është vetëm 19 vjeçar dhe debutoi vetëm në qershor. Sidoqoftë, ai realizoi në ndeshjen e parë zyrtare dhe që gjashtë muaj është i padiskutueshëm në formacionin bazë.

Dikur lojtari u pëlqye nga Real Madridi, mirëpo City ka reaguar më shpejtë në këtë situatë dhe ka mbyllur marrëveshjen me gjigantin brazilian.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, kampioni i Anglisë do të paguajë 40 milionë euro për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit.

Reis s’do të jetë lojtari i vetëm që do të kalojë në “Etihad Stadium”, ngase klubi anglez është pranë marrëveshjes edhe me qendërmbrojtësin e Lens Abdukodir Khusnov.

Me ardhjen e këtyre dyve, City do ta lejojë Kyle Walker që t’i bashkohet AC Milanit, me të cilët thuhet se anglezi është pajtuar në parim.

City nuk do të ndalet më kaq në këtë afat dimëror ngase janë afër edhe të nënshkruajnë me sulmuesin e Eintracht Frankfurtit Omar Marmoush.

Lajme të ngjashme