Man City arrin marrëveshje për Josko Gvardiol në një blerje rekorde
Manchester City ka arritur marrëveshje të plotë për të nënshkruar me mbrojtësin Josko Gvardiol nga RB Leipzigu.
Marrëveshja pritet të finalizohet për 100 milionë euro, që është vlerë rekorde për një mbrojtës.
Kroati tashmë ka marrëveshje personale me gjigantin anglez dhe ka kompletuar pjesën e parë të testeve mjekësore.
Gvardiol ka impresionuar në këto vitet e fundit, derisa gjithnjë ka qenë i lidhur me kalimin në Premierligë me Chelsea dhe Tottenhamin që e donin verën e kaluar.
Sidoqoftë, pas paraqitjeve fantastike me Kroacinë në Kupën e Botës në Katar, Pep Guardiola u bind se ishte lojtari adekuat për ta përforcuar edhe më shumë aspektin defansiv.
EXCLUSIVE: Joško Gvardiol to Man City, here we go! Agreement reached on the fee between City and Leipzig 🔵🇭🇷
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 19, 2023
🚨 Understand Gvardiol has completed the first part of medical tests today — deal on the verge of being signed.
Gvardiol agreed personal terms one month ago with City. pic.twitter.com/njylKAxYAU
Kësisoj, 21-vjeçari do të jetë transferimi i dytë kroat te fituesi i tripletës pas Mateo Kovacicit që iu bashkua nga Chelsea.
Man City e pa nga afër lojtarin pasi e eliminuan RB Leipzigun në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve edicionin që lamë pas.
Deri më tani, kroati ka zhvilluar 88 paraqitje për Leipzigun dhe tani duket se karrierën do ta vazhdojë në Angli.
