Mac Allister flet për spekulimet lidhur me kalimin te Real Madridi - NACIONALE

Mac Allister flet për spekulimet lidhur me kalimin te Real Madridi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori Alexis Mac Allister i është përgjigjeve që po e lidhin me kalimin te Real Madridi, duke deklaruar se është shumë i lumtur te Liverpooli.

Argjentinasi kaloi te Liverpooli në vitin 2023 pas një super sezoni te Brightoni dhe menjëherë u bë i rëndësishëm te “Reds”, duke shënuar shtatë gola dhe asistime në të gjitha garat.

Edhe pse zakonisht luan si qendërmesfushor, Mac Allister u përdor edhe në pozita tjera, si numri gjashtë duke zënë hapësirën që mbeti nga Jordan Henderson dhe Fabinho.

Sidoqoftë, mediat argjetninase raportojnë se Mac Allister është shënjestër për Real Madridin, ku sipas tyre klubi madrilen e sheh si zëvendësuesi i Toni Kroosit, që njoftoi pensionimin.

Mirëpo, lojtari ka refuzuar edhe ta konsiderojë largimin duke bërë me dije se është shumë i lumtur në “Anfield”.

Nuk do të flasë për spekulimet, jam shumë i lumtur te Liverpooli”, tha ai për “ESPN Argentina”.

Ndërkohë, edhe trajneri i ri Arne Slot thuhet se e sheh Mac Allister si lojtar tejet i rëndësishëm në skuadër, sidomos me të ardhmen e pasigurt për yjet si Virgil van Dijk dhe Trent Alexander-Arnold.

Lajme të ngjashme