Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin sot para gjykatës - NACIONALE

Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc dalin sot para gjykatës

1 orë më parë

nga NACIONALE

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Seanca ndaj Dragisha Viqentijeviqit, Jovan Viqentijeviqit dhe Igor Dimoviqit nis në orën 10:00, në Pallatin e Drejtësisë.

Në seancën e 9 korrikut, të tre u deklaruan të pafajshëm dhe refuzuan ta lexojnë aktakuzën.

Prokurori special Bekim Kodraliu tha se Prokuroria ka siguruar prova të mjaftueshme për të dëshmuar se sulmi ishte akt terrorist, me synim dëmtimin e infrastrukturës kritike dhe cenimin e sigurisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme