Lukaku i gatshëm të pranojë ulje page që të qëndrojë te Interi - NACIONALE

Lukaku i gatshëm të pranojë ulje page që të qëndrojë te Interi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Chelseat në huazim te Interi, Romelu Lukaku, është i gatshëm për të pranuar ulje page, për të pasur mundësi që të vazhdojë me zikaltrit, por skuadra londineze gjithashtu duhet të bëjë ulje për një huazim të radhës, siç raportohet nga mediat.

Qendërsulmuesi e ka bërë të qartë shumë herë se është i lumtur në San Siro dhe i vjen keq që ka bërë transferimin prej 113 milionë euro në Stamford Bridge në verën e vitit 2021.

Ai u rikthye një vit më vonë në huazim për 8 milionë euro dhe më në fund po gjen sërish formën e tij pas një sezoni plot me probleme lëndimesh.

Romelu Lukaku wants to start for Inter Milan vs Man City

Duke u përgatitur për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt dhe Finalen e Kupës së Italisë me Fiorentinën, Lukaku është i etur të lërë gjurmët e tij gjithashtu që të mund të bindë Interin që ta mbajë atë edhe për një vit.

Sipas La Gazzetta dello Sport, belgu është i përgatitur të ulë pagën e tij për të ndihmuar në arritjen e marrëveshjes, por duhet të ndodhin edhe dy situata të tjera.

Interi duhet të përfundojë në top katërshe dhe për këtë arsye të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ndërsa Chelsea duhet t'u japë atyre një zbritje në koston prej 8 milionë eurosh për një huazim edhe për një sezon.

Lajme të ngjashme