Tre kushte të nevojshme për t'u plotësuar që Lukaku të qëndrojë te Interi
Tani më nuk është sekret që sulmuesi i Interit i huazuar nga Chelsea, Romelu Lukaku do të donte që zikaltrit të negocionin një marrëveshje të re me skuadrën londineze, por duhet të plotësohen tre kushte kyçe që të arrihet një marrëveshje.
Koha e sulmuesit 30-vjeçar belg në Londrën Perëndimore nuk shkoi mirë pas kalimit të tij prej 115 milionë eurosh në verën e vitit 2021 dhe ai kërkoi një kthim huazimi te Interi vitin e kaluar. Zikaltrit ranë dakord për një marrëveshje totale prej 20 milionë eurosh me të kaltrit, diçka që do të skadojë pas gjashtë javësh.

Pas një fillimi zhgënjyes të sezonit, me lëndime të ndryshme që e detyruan atë të largohej nga fusha, Lukaku më në fund ka filluar të tregojë pse ai është një aset kaq i dobishëm për Interin, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë katër asistime në gjashtë paraqitjet e tij të fundit në Serie A.
Siç detajohet nga La Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport përmes Calciomercato.it, duhet të plotësohen tre kushte që Interi të bie dakord për një marrëveshje të re huazimi me Chelsean, duke e lënë të ardhmen e Lukakut ende në dyshim.

E para është se Interi duhet të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve, diçka që ata janë vetëm disa javë larg arritjes së këtij qëllimi.
E dyta është se trajneri i ri i Chelseat, Mauricio Pochettino nuk dëshiron ta përfshijë Lukakun në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm. Duke marrë parasysh mungesën në garat evropiane, belgu është një luks i shtrenjtë për skuadrën nga Premierliga.

Kushti i tretë është gatishmëria e Lukakut për të ulur pagën e tij. Tarifa e huazimit prej 8 milionë eurosh nuk mund të ulet, pasi është e lidhur me kostot e amortizimit që rrjedhin nga transferimi i tij prej 115 milionë euro me skuadrën nga Londra perëndimore, kështu që i takon 30-vjeçarit të ulë pagën e tij për të bërë të mundur një marrëveshje.
‼️Sono soprattutto tre le condizioni per rivedere #Lukaku all'#Inter l'anno prossimo: tra queste un nuovo prestito con sconto dal #Chelsea💥https://t.co/xvjcWyxjYr
— calciomercato.it (@calciomercatoit) May 15, 2023

