E ardhmja e Romelu Lukakut në "ajër", Pochettino do të vendos për belgun - NACIONALE

E ardhmja e Romelu Lukakut në "ajër", Pochettino do të vendos për belgun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Chelseas, i huazuar te Interi Romelu Lukaku do të diskutojë me trajnerin Mauricio Pochettino për të ardhmen e tij, përfshirë rikthimin e mundshëm në "Stamford Bridge".

Belgu dështoi të tregojë kualitetin nën urdhrat e Thomas Tuchelit dhe u huazua te Interi vetëm disa muaj pasi bëri një intervistë duke deklaruar se nuk është i lumtur dhe dëshiron një rikthim te skuadra italiane.

Sidoqoftë, sezoni në "Giuseppe Meazza" ka qenë jo i lehtë me Interin që ka vendosur të mos aktivizojë klauzolën e blerjes prandaj Lukaku pritet të rikthehet për herë të tretë te "Blutë".

Mirëpo, një vendim mbi të ardhmen e Lukakut nuk do të merret së shpejti, shkaku që ai do të duhet të diskutojë me trajnerin e ri, më gjasë Mauricio Pochettinon.

Sipas "ESPN", ende nuk është e qartë nëse ish trajneri i Tottenhamit do ta mbajë në skuadër apo do t'i kërkojë Chelseas që ta shesin pasi pëlqen ndonjë objektivë tjetër.

Me 31 lojtarë tani pjesë të skuadrës së parë, gjiganti londinez duhet me patjetër të shesë disa lojtarë në mënyrë që të mos thyejë rregullat financiare.

Pierre-Emerick Aubameyang pritet të shitet në verë prandaj kjo lë hapësirë që Lukaku ta provojë fatin duke shpresuar ta shpëtojë karrierën te Chelsea.

Përndryshe, gjiganti anglez mund të shesë edhe futbollistët si Mason Mount, Hakim Ziyech, Christian Pulisic dhe disa të tjerë.

Lajme të ngjashme