Luajti për dy gjigantët e Premierligës por asnjëherë nuk mësoi gjuhën angleze, ish-ylli argjentinas tregon pse? - NACIONALE

Luajti për dy gjigantët e Premierligës por asnjëherë nuk mësoi gjuhën angleze, ish-ylli argjentinas tregon pse?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ylli i Manchester United dhe Manchester Cityt, Carlos Tevez, për herë të parë ka treguar arsyen se pse nuk mësoi kurrë gjuhën angleze, edhe pse luajti për tri skuadra të elitës angleze.

Tevez, tani 39 vjeç, u pensionua në vitin 2021 te klubi ku filloi karrierën, në skuadrën ikonike argjentinase, Boca Juniors. Ai në karrierën e tij ka luajtur për shumë skuadra, teksa në Premierligë fillimisht u paraqit për West Ham United, për të kaluar në Manchester United, e pastaj në Manchester City.

Ai në një intervistë tregoi se kishte ‘problem kulturor’ me Anglinë, për shkak të asaj se çfarë i ndodhi xhaxhait të tij në Luftën Falklands (luftë mes Argjentinës dhe Mbretërisë së bashkuar, që zgjati për 10 javë).

Carlos Tevez Man City 2009-10

Duke folur për DSportsRadio, Tevez tha: “Kisha problem kulturor me Anglinë. Nuk doja të mësoja gjuhën angleze. Doja që ata të mësonin spanjishten. Kisha axhën që luante futboll për River Plate. Ai po paraqitej për skuadrën rezervë dhe kur u thirr për të debutuar me ekipin e parë, mori ftesën për Luftën Falklands. Ai vuajti shumë pas luftës dhe u bë person alkoolist. Kjo ndikoi shumë në mua, pasi isha shumë i afërt me të.”

Tevez vazhdoi duke thënë se asnjëherë nuk donte të mësonte kulturën angleze, për shtatë vite sa kaloi në Premierligë, pasi sipas tij atje ishte vetëm për punë.

Tevez performs City U-turn | Football News | Sky Sports

Si futbollist ishte problematik dhe sa ishte ende kapiten i Manchester Cityt, ai për një televizion argjentinas u deklarua se nuk i pëlqente asgjë rreth skuadrës së tij dhe pas pak kohësh u largua për në Serie A te Juventusi.

carlos tevez 2022

Në vitin 2022, ai filloi zejen e trajnerit, ku për pesë muaj udhëhoqi skuadrën Rosario Central. Mbetet për t’u parë nëse ai do të vazhdojë më tutje në karrierën si trajner.

Lajme të ngjashme