"Më dhembi shumë", Tevez 'godet' Fergusonin për trajtimin që i bëri te Man United - NACIONALE

"Më dhembi shumë", Tevez 'godet' Fergusonin për trajtimin që i bëri te Man United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Carlos Tevez ka zbuluar se trajneri Alex Ferguson ka qenë arsyeja se pse u largua nga Manchester Unitedi, për t'iu bashkuar rivalit lokal Man City.

Tevez ishte një ndër yjet kryesorë të Man Unitedit në formë huazimi gjatë sezoneve 2007/2009 duke shënuar 34 gola në të gjitha garat, fituar dy herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, kur pritej që t'i bashkohej përfundimisht Man Unitedit, Tevez bëri një lëvizje sensacionale duke shkuar direkt te rivali lokal City, ku qëndroi për katër sezone.

Argjentinasi ka treguar se dëshironte qëndrimin në "Old Trafford", por Ferguson i dha premtime false dhe në fund s'kishte mundësi përpos që t'i bashkohej Cityt.

"Nuk kisha shumë për të menduar sepse isha shumë i zemëruar me Fergusonin. Si trajner ishte fenomenal, ishte në një klub si Man United për një kohë shumë të gjatë, por kisha një situatë me të".

"Ai më tha se do të më blinin, por do ta sillnin edhe Berbatov. Mos u shqetëso, do ta sjellë atë që të garojë me ty. Por ne do të flasim me agjentin tënd që të diskutojmë kontratën dhe transferimin".

"Por, ata nuk e telefonuan asnjëherë agjentin. Koha po kalonte. Filluan të ma zbrisnin çmimin. Isha duke përformuar në çdo moment dhe njerëzit e përmendin emrin tim. Ishte një proces i gjatë".

Sipas Tevez, situata u bë më problematike pas finales të Ligës së Kampionëve në vitin 2019, kur arriti marrëveshje me Man Cityn.

"Kisha një marrëveshje pak a shumë para ndeshjes me Sheikh, do do të merrja një aeroplan privat, të shkoja me familjen në Abu Dabi që ta takoja dhe të diskutoja kontratën, gjithçka para finales me Man Unitedin".

"Ishte si një goditje për të (Fergusonin). Për mua gjithashtu sepse e doja Man Unitedin. Por, për mua ai nuk bëri asgjë tërë vitin, më bëri të vuaj. Më dhembi shumë sepse e dua Unitedin".

"Doja të luaja në Old Trafford. Pastaj Sheikh erdhi, më treguan projektin e Cityt, që është edhe tani dhe kjo është e gjitha".

Lajme të ngjashme