Lojtarët e NBA të cilët nuk vaksinohen nuk mund të luajnë në Toronto të Kanadasë - NACIONALE

Lojtarët e NBA të cilët nuk vaksinohen nuk mund të luajnë në Toronto të Kanadasë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Të gjithë lojtarët e NBA që nuk kanë vaksinën kundër Covid-19 nuk do të mund të udhëtojnë në Kanada për të zhvilluar ndeshjen kundër Toronto Raptors, i vetmi përjashtim është nëse lojtarët posedojnë një arsye nga mjeku.

Sipas TheAthletic, skuadrat janë të detyruara të listojnë lojtarët që nuk plotësojnë këto kërkesa të vendosura nga qeveria kanadeze ku në statusin e tyre do të shkruante ‘Mungojnë për arsye të protokollit të shëndetit dhe sigurisë’, me skuadrat që do të shohin mundësinë e uljes së pagesave për lojtarët që nuk do të mund të udhëtojnë.

Këto rregulla hynë në fuqi në mes të sezonit 2021/22, ku nuk u lejuan lojtarët e pavaksinuar, duke përfshirë edhe yllin e Brooklyn Nets, Kyrie Irving që nuk udhëtoi me skuadrën për të luajtur kundër Toronto Raptors.

Kyrie Irving Fined $50,000 for Attending Indoor Party - The New York Times

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rregull të ngjashëm me këtë, por ajo vlen vetëm për të huajt që hynë në ShBA, pasi që për shtetasit e vet e kishte hequr më parë.

Memorandumi i qeverisë kanadeze

“Qeveria kanadeze kërkon që të gjithë individët që hyjnë në Kanada të kenë një vërtetim se kanë kryer vaksinimin për Covid-19, duke përfshirë çdo periudhë pritjeje pas çdo doze të marrë. Kështu, çdo lojtarë që nuk e plotëson këtë kërkesë ose nuk ka një vërtetim të vlefshëm pse nuk është vaksinuar, mbetët i paaftë të hyjë në Kanada për të luajtur ndeshjet në Toronto”, thuhet në memorandumin e qeverisë kanadeze.

“Në mungesë të një vërtetimi mjekësor apo fetar të miratuar nga zyra e ligës së NBA, çdo lojtarë që nuk është i përditësuar në listën e vaksinimit për Covid-19, i cili nuk plotëson kushtet e kontratës si rrjedhojë e ligjit të ShBA-së dhe Kanadasë, nuk konsiderohet se ka një shkak apo justifikim të duhur dhe të arsyeshëm për të hyrë në Kanada, dhe si rrjedhojë secili lojtarë që nuk udhëton do t’i nënshtrohet uljes së pagës nga NBA ose ekipi i tij”, thuhet më tutje në memorandum.

NBA COVID 2021: Memo warns unvaccinated players about cross-border travel | Marca

Iriving siç u cek më lartë ishte një nga lojtarët që u dëmtua në këtë rast, dhe nuk ishte vetëm Kanada ku ai nuk luajti, për një kohë të gjatë ai nuk ka udhëtuar me skuadrën as në palestrat tjera, deri në ndryshimin e ligjit nga ShBA, pastaj në gjysmën e sezonit dhe play-off iu mundësua të luante.

Lajme të ngjashme