Durant ultimatum pronarëve të Nets: Nëse nuk e shkarkoni trajnerin, më largoni mua - NACIONALE

Durant ultimatum pronarëve të Nets: Nëse nuk e shkarkoni trajnerin, më largoni mua

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në një takim fytyrë në fytyrë mes pronarit të Brooklyn Nets, Joe Tsai dhe yllit të NBA-s, Kevin Durant, sipas raportimeve thuhet se ky i fundit ka kërkuar që ai të zgjedh mes tij apo trajnerit Steve Nash dhe menaxherit gjeneral, Sam Marks.

Sipas TheAthletic, Durant nuk beson në drejtuesit e skuadrës, prandaj kërkon qartësim për të ardhmen e tij.

Diskutimi mes Durant dhe Tsai u bë në Londër këtë të shtunë, dhe informatat që kanë ardhur nga biseda thonë se ka qenë një takim transparent dhe profesional.

Takimi u zhvilluar në ditën kur u bë një vit që kur Kevin Durant vendosi të zgjatë kontratën për katër vite në vlerë të 198 milionë dollarë me Nets, dhe gati një muaj që kur ylli amerikan bëri kërkesën për shkëmbim. Ai tani ka hyrë në vitin e parë të kontratës së zgjatur.

Brooklyn Nets ka arsyet në dorë se pse Durant e dëshiron shkëmbimin, duke kuptuar se 12-herë All Stari nuk do të ndryshojë në qëndrimet e tij. Ai dëshiron që të ndërrojë skenarin e karrierës së tij, kur tani po hynë në sezonin e tij të 16-të.

Përgjatë ligës, njerëzit janë të interesuar ta dinë se a do ta humbas Durant kampin stërvitor nëse shkëmbimi nuk zhvillohet deri atëherë.

Pasi u mposhtën turpshëm në raundin e parë nga Boston Celtics me rezultat 4:0 në konferencën lindore, Nets janë përballuar me situata jo të favorshme. Në mesin e muajit maj u mbajt një konferencë ku Marks thirri për një rikthim të kulturës.

Durant, Kyrie Irving dhe Nets nuk ishin në gjendje të pajtoheshin për një marrëveshje afatgjate. Me Irving që përfundimisht zgjodhi opsionin për të qëndruar edhe një vit duke përfituar 36,5 milionë dollarë.

Kevin Durant, Kyrie Irving among 10 Nets in Health and Safety Protocols | NBA.com

Në këtë verë, Nets beson se ka rritur skuadrën dhe janë të gatshëm për një ekip fituese. Ata kanë bërë shkëmbim për Royce o’Neale, kanë nënshkruar me TJ Warren dhe kanë kthyer në skuadër, Patty Mills e Nic Claxton ndërsa janë në pritje edhe të Ben Simmons dhe Joe Harris.

Drejtuesit e Brooklynit të udhëhequr nga Marks kanë vendosur një çmim të lartë për Durant, në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga ai për të përforcuar skuadrën për sezonin e ri.

Nets besojnë jashtëzakonisht shumë se kthimi i Simmons për të luajtur pas rikuperimit nga operacioni në shpinën e tij, do të jetë shumë i mirë dhe i përsosur rreth skuadrës dhe yllit tjetër të skuadrës Irvingut.

Amid rumors, Kevin Durant not expecting Ben Simmons to make debut in 1st round series vs Celtics - Klutch Basket - The Best Latest NBA Basketball News and Rumors

Pasi u bë kërkesa nga Durant, Nets kanë qenë në bisedime me të gjitha skuadrat në ligë, por asnjëra nga ato nuk i ka përmbushur kërkesat financiare.

Celtics, Raptors dhe Miami Heat qëndrojnë si kandidatët më serioz që mund të ofrojnë diçka më shumë për dy-herë kampionin e NBA-s.

Lajme të ngjashme