Llapi e Drita kërkojnë fitore në udhëtim në kualifikimet për Ligë të Konferencës - NACIONALE

Llapi e Drita kërkojnë fitore në udhëtim në kualifikimet për Ligë të Konferencës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi dhe Drita sot do të zhvillojnë ndeshjet e tyre të para në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Konferencës të rrethit të dytë, ku skuadra e Tahir Batatinës ka punë të vështirë ndaj Brondbys, ndërsa Intelektualët përballen me Breidablik.

Llapi pësoi humbje nga skuadra e kategorisë së dytë polake, Wisla Krakow, për t'u eliminuar nga kualifikimet për Ligë të Evropës, prandaj tani luan në kualifikueset për Ligë të Konferencës, ndërsa Drita do ta ketë ndeshjen e parë evropiane për këtë sezon.

Skuadra llapjane ka punë më të vështirë, pasi takohet me nënkampionin e Danimarkës, Brondby. Kjo skuadër ka histori të madhe, duke marrë pjesë në grupe të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, teksa ka fituar 11 herë kampionatin në elitën e futbollit danez.

Në anën tjetër, Drita ka punë shumë më të lehtë, dhe ka skuadër më të vlefshme se vendi i katërt i ligës së Islandës, Breidablik.

Ndeshja e parë në orar është mes Brondby - Llapi, që zhvillohet në Danimarkë me fillim nga ora 19:00, ndërsa takimi mes Breidablik dhe Dritës luhet me fillim nga ora 21:15 në Kopavogsvollur të Islandës.

Për arsye se të dy skuadrat kosovare ndeshjet e kthimit i luajnë në Podujevë, saktësisht në stadiumin Zahir Pajaziti, ndeshjet e kthimit nuk do të jenë në të njëjtën ditë.

Drita luan ndeshjen kthyese më 30 korrik, ndërsa Llapi në shtëpinë e vet më 1 gusht.

Lajme të ngjashme