Liverpooli pas Mamardashvilit që po shkëlqen në EURO 2024, përballet me konkurrencën e Newcastle Unitedit - NACIONALE

Liverpooli pas Mamardashvilit që po shkëlqen në EURO 2024, përballet me konkurrencën e Newcastle Unitedit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli është shfaqur si një nga pretendentët për të nënshkruar me portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvili, i cili po shkëlqen me Gjeorgjinë në Kampionatin Evropian.

Marca raporton se të kuqtë mund të konsiderojnë të bëjnë një ofertë për portierin fantastik mes thashethemeve për marrjen e një oferte masive nga klubet e Arabisë Saudite për Alisson. Megjithatë, ata do të përballen me konkurrencën nga skuadra e tjera në Premierligës, si Newcastle United, të cilët po konsiderohen si favoritët për të marrë Mamardashvilin.

Eddie Howe, menaxher i Newcastle United

'Magpies' thuhet se panë ofertën e tyre të parë me vlerë 25 milionë euro për gjeorgjianin që u refuzua nga Valencia. Megjithatë, ata pritet të bëjnë një ofertë të dytë pasi duken të vendosur për të nënshkruar me një portier cilësor në afatin kalimtar të verës.

Pasi u shfaq në 37 ndeshje në La Liga për Vanelcia sezonin e kaluar, 23-vjeçari tani po luan për ekipin e tij kombëtar në Euro. Ai ka pranuar vetëm katër gola në fazën e grupeve dhe arriti të mbajë portën e pastër në fitoren historike të Gjeorgjisë ndaj Portugalisë në ndeshjen e tyre të fundit.

Giorgi Mamardashvili i Gjeorgjisë feston pasi bëri një pritje

Ai do të shihet më pas në fushë me Gjeorgjinë të dielën mbrëma teksa përballen me gjigantët evropianë Spanjën në një ndeshje emocionuese të 1/8 së finales së Euro 2024.

Lajme të ngjashme