Liverpooli mposhtet nga Union St.Gilloise, Roma pavarësisht fitores përfundon në vend të dytë - NACIONALE

Liverpooli mposhtet nga Union St.Gilloise, Roma pavarësisht fitores përfundon në vend të dytë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpooli i Jurgen Klopp është mposhtur Union St.Gilloise në ndeshjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Evropës me rezultat 2:0, por të kuqtë tashmë kishin siguruar vendin e parë dhe kalimin në fazën e eliminimit direkt. Në anën tjetër, fitorja 2:0 e Romës nuk ka mjaftuar që skuadra e Jose Mourinhos ta marrë vendin e parë, pasi Slavia e Prahës ka fituar gjithashtu.

Të kuqtë me katër fitore e dy humbje kështu e përmbyllin suksesshëm fazën grupore, për të shkuar tutje në këtë garë, teksa prijnë edhe në Premierligë. Roma si vend i dytë do të kualifikohet në play-off të 1/16 së finales, ku do ta presë njërin nga vendet e treta të Ligës së Kampionëve.

Union St.Gilloise - Liverpool

Klopp në këtë ndeshje hyri me pothuajse të gjithë lojtarët që nuk kanë pasur minuta të mjaftueshëm deri më tani, dhe pritej një rezultat jo i mirë, duke parë edhe moshën e lojtarëve në fushë.

Të gjitha golat e takimit u shënuan brenda pjesës së parë.

Ishte Amoura që gjeti golin e epërsisë për vendasit në minutën e 32-të.

Liverpooli u kundërpërgjigj shpejt me anë të Quansah, kur barazuan në 1:1 në minutën e 40-të.

Puertas Castro shënoi për rezultatin përfundimtar 2:1, pak minuta para se të përfundojë pjesa e parë.

Liverpooli me 12 pikë shkon në 1/8 e finales direkt, ndërsa Union St.Gilloise do ta vazhdojë rrugën në 1/16 e Ligës së Konferencës.

Roma - Sheriff

Roma e Jose Mourinhos kishte nevojë për fitore por edhe për një humbje në anën tjetër të Slavia Prahës, me kushtin e parë që u plotësua pasi mposhtën Sheriffin 3:0, por Slavia fitoi ndaj Servettes, dhe kështu romakët kënqen me vetëm vendin e dytë.

Romelu Lukaku hapi serinë e golave, kur shënoi për 1:0 në minutën e 11-të. 21 minuta më vonë Andrea Belotti shënoi për ta dyfishuar epërsinë.

Për rezultatin përfundimtar u kujdes i riu Nicolo Pisilli, që në minutat shtesë të takimit shënoi për 3:0.

Me katër fitore, një barazim dhe një humbje, Roma me 13 pikë përfundon në vendin e dytë dhe siç thotë rregulli, nga kjo pozitë kualifikohet vetëm në play-off të 1/16 së finales, ku do ta presë një skuadër të vendit të tretë nga Liga e Kampionëve.

Lajme të ngjashme