Vdes një i ri në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet se 19-vjeçari u vetëaksidentua me motoçikletë - NACIONALE

Vdes një i ri në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet se 19-vjeçari u vetëaksidentua me motoçikletë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi, ka njoftuar se sot një 19 vjeçar ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë

Ajo ka bërë me dije se dyshohet se i riu është vetëaksidentuar me motoçikletë.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ajo ka dhënë disa detaje rreth aksidentit.

Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes (mashkull, 19 vjeçar) ishte pa shenja jete.Policia është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Krasniqi.

Lajme të ngjashme