Nga mësuese në zyrtare të lartë për kurrikula në MASHT: Si u punësua dhe avancua bashkëshortja e kandidatit për president?
Afërsia e kandidat të LDK-së dhe VV-së për president, Bekim Sejdiu, me pushtetit po konfirmohet çdo ditë. Me zyrtarizimin e kandidaturës së tij nga Lumir Abdixhiku dhe Albin Kurti, media kanë raportuar për aferistë dhe përfitimet e tij nga pushteti i Albin Kurtit.
Duket që nga kjo afërsi e tij ka përfituar edhe bashkëshortja e tij, Albëria Rraci-Sejdiu.
Gazeta ka mësuar se ajo më herët ka qenë e punësuar si mësuesi në shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, me pas është bërë pedagoge në këtë shkollë, ndërsa vitin e kaluar është punësuar edhe në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Tokologjisë dhe Inovacionit.
Më 31 maj të vitit 2025, ajo vet ka treguar për punësim në këtë ministri tw Arsimit.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka treguar se ka marrë pozitën e “zyrtares së lartë për korrukula dhe tekste shkollore në MASHTI”.

Madje, sa ishte mësuese në shkollën “Hasan Prishtina”, ajo i kishte mësuar edhe nxënësit e kësaj shkolle si të ankohen ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Për një gjë të tillë, një prindër e kishte falënderuar publikisht.

Ndërsa, më 11 nëntor të vitit të kaluar, Rraci-Sejdiu, e kishte shpendër letrën e nxënësve të saj, duke thënë se “ende vlen kjo letër”.
Kurse, më 28 shkurt të vitit 2025, në një njoftim të shkollës “Hasan Prishtina” tregohet se Albërie Rraci-Sejdiu është pedagoge e kësaj shkolle.
“Në kuadër të aktiviteteve shkollore në shkollën tonë në organizim të Këshillit të Nxënësve dhe në mbështetje të mësimdhënësve të shkollës, si çdo vit shkollor edhe këtë vit është duke u zhvilluar KUIZI SHKOLLOR I DITURISË. Për mbarëvajtjen dhe organizimin u kujdesën edhe bashkëpunëtorët profesional të shkollës, znj.Albërie Rraci-Sejdiu-pedagoge e shkollës, z.Valdet Plakolli-psikolog si dhe znj.Mimoza Xërxa-këshillëtare e karrierës në shkollën tonë”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Pas disa takimet, lideri i VV-së, Albin Kurti, dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar për një kandidat të përbashkët për president.
Dje, në një konferencë për media, është bërë me dije se bëhet fjalë për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu.
Ky i fundit ka qenë gjyqtar raportues në Kushtetuese për rastin e rrëzimit të Qeverisë Hoti.
Gjithashtu, ai ka qenë edhe këshilltar i jashtëm i ish-presidentes, Vjosa Osman.