Liverpooli ia bën 'bajat' Spartës së Pragës, Roma kalon tutje pavarësisht humbjes nga Brighton, Bayern Leverkusen me përmbysje eliminon Qarabagun - NACIONALE

Liverpooli ia bën 'bajat' Spartës së Pragës, Roma kalon tutje pavarësisht humbjes nga Brighton, Bayern Leverkusen me përmbysje eliminon Qarabagun

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Është mbyllur faza e 1/8 së finales në Ligë të Evropës, ku janë mësuar të gjithë çerekfinalistët. Liverpooli e ka shkatërruar tërësisht Spartën e Pragës me rezultat të përgjithshëm 11:2, në anën tjetër Roma ka kaluar mbi Brightonin, pavarësisht se këta të fundit fituan në ndeshjen kthyese, ndërsa Bayer Leverkusen me përmbysje fantastike ka evituar humbjen e parë sezonale ndaj Qarabag, për t'u kualifikuar në çerekfinale.

Liverpool e Roma veçse ishin me një këmbë në çerekfinale, fal paraqitjeve fantastike në ndeshjet e para, ndërsa Bayer Leverkusen barazoi në ndeshjen e parë në frymën e fundit, por në atë kthyese barazoi dhe e fitoi krejt në çastet e fundit.

Liverpool - Sparta e Pragës

Skuadra e Jurgen Klopp ishte e pamëshirshme edhe sot ndaj skuadrës çeke. Në këtë ndeshje të kuqtë shënuan plot gjashtë gola, kundrejt vetëm një të mysafirëve.

Për 15 minutat e parë të takimit, skuadra nga Merseyside shënoi katër gola.

Fillimisht Nunez hapi serinë e golave në minutën e shtatë, i pëcjellur nga Clark që shënoi për 2:0 në minutën e tetë.

Salah trefishoi në minutën e 10-të, ndërsa Cody Gakpo shënoi për 4:0 në minutën e 14-të.

Sparta krejt çfarë bëri ishte një gol i shënuar, me anë të Birmancevic në minutën e 42-të, për 4:1, me të cilin rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në 45 minutat e dyta, Liverpooli shënoi edhe dy gola.

Ishte Szoboszlai që shënoi për 5:1 në minutën e 48-të, ndërsa Gakpo për rezultatin përfundimtar 6:1.

Kështu Liverpooli me fitore të përgjithshme 11:2 kalon në çerekfinale.

Brighton - Roma

Roma e Daniele De Rossit po kalon momente fantastike. Edhe pse pësuan humbje sot ndaj Brighton, ata kalojnë në çerekfinale, fal paraqitjes shumë të mirë në Olimpico një javë më parë.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 4:0 në të mirë të skuadrës italiane.

Ndërsa në ndeshjen e kthimit në Angli, u shënua vetëm një gol.

Ishte Danny Welbeck që realizoi të vetmin gol në minutën e 37-të, që ishte i pamjaftueshëm.

Roma me rezultat të përgjithshëm 4:1 kalon në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Bayer Leverkusen - Qarabag

Ndeshja më interesante padyshim e natës së sotme ishte ajo mes Bayer Leverkusen e Qarabag.

Ndeshja e parë kishte përfunduar me barazim 2:2, fal një goli në frymën e fundit nga skuadra gjermane, që evitoi humbjen e parë sezonale.

Njëjtë vepruan edhe sot, ata ishin duke humbur deri në çastet e fundit, kur bënë përmbysjen e madhe për ta fituar ndeshjen në minutat shtesë dhe për t'u kualifikuar në çerekfinale, duke mbetur skuadra e vetme pa humbje në këtë sezon në të gjitha garat.

Schick ishte heroi i skuadrës së Xabi Alonsos që shënoi dy golat në minutat shtesë, ndërsa një tjetër shënoi Frimpong. Për mysafirët shënuan Youbir dhe Juninho.

Në fund rezultati përfundimtar ishte 5:4 në të mirë të Bayer Leverkusen, ku tashmë janë kompletuar skuadrat që kaluan në çerekfinale.

Kujtojmë se tetë skuadrat më të mira të Ligës së Evropës nesër do ta mësojnë fatin e tyre, pasi në shortin që hidhet në Nyon, do të dijnë kundërshtarët për 1/4 e finales.

Lajme të ngjashme