Liverpool pa mëshirë ndaj Manchester Unitedit, e mposht me rezultat të thellë në Old Trafford
Liverpooli e ka mposhtur me rezultat të thellë 3:0 Manchester Unitedin në shtëpinë e saj në Old Trafford, në kuadër të javës së tretë të Premierligës.
Të kuqtë nga Merseyside vazhdojnë me pikë të plota, ashtu si Manchester City, teksa Djajtë e Kuq kanë vetëm një fitore, duke pësuar kështu edhe humbjen e dytë me radhë.
Përballja në Old Trafford ishte e balancuar në tërësi, por skuadra e Arne Slot ishte shumë më konkrete, duke shënuar në të gjitha rastet që gjuajtën në drejtim të Andre Onanën, e në anën tjetër vendasit nuk i konkretizuan rastet e mira.
Luis Diaz shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 35-të, i asistuar nga Mohamed Salah, por që mysafirëve paraprakisht VAR ua kishte anulua një gol për pozitë jashtë loje.
🚨🏴 GOAL | Manchester United 0-1 Liverpool | Luis Diaz
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 1, 2024
LUIS DIAZ HAS GIVEN LIVERPOOL THE LEAD !!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/1o8pixBy8p
Kolumbiani e shënoi shpejt edhe golin e dytë personal. Saktësisht në minutën e 42-të, Salah asistoi përsëri e Diaz e çoi topin në rrjetë për 2:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e takimit.
🚨🏴 GOAL | Manchester United 0-2 Liverpool | Luis Diaz
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 1, 2024
LUIS DIAZ DOUBLES THE LEAD !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/yGlPUCEoKg
Në 45 minutat në vazhdim u shënua vetëm një gol, teksa Alisson bëri dy pritje të mira, për të ndihmuar skuadrën të mos pësonte gol në këtë takim.
Golin për rezultatin përfundimtar 3:0 e shënoi Mohamed Salah në minutën e 56-të, me hungarezin Dominik Szoboszlai që ishte në rolin e asistuesit.
🚨🏴 GOAL | Manchester United 0-3 Liverpool | Salah
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) September 1, 2024
SALAH MAKES IT THREE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/tfFOzKGrh2
Liverpooli me fitoren 3:0 shkon në kuotën e nëntë pikëve dhe janë në krye të Premierligës së bashku me Manchester Cityn si të vetmet skuadra me pikë të plota pas tri javëve të para. Në anën tjetër Manchester Unitedi gjendet në vendin e 14-të me vetëm një fitore në ndeshjen hapëse.