Liverpool e bënë të qartë se Keita do të qëndrojë – Mesfushori mbetët në planet e Kloppit - NACIONALE

Liverpool e bënë të qartë se Keita do të qëndrojë – Mesfushori mbetët në planet e Kloppit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nënkampioni i Premierligës, Liverpool, nuk e ka ndërmend që ta lejojë largimin e Naby Keitas, kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar veror, pavarësisht zërave se Leipzig është në kërkim të tij.

Përfaqësuesi i Kombëtares së Guinesë ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës që e mbanë atë në Anfield, ndërsa janë duke vazhduar bisedimet për zgjatjen e kontratës, por që ende nuk ka ndonjë rezultat të arritur.

Naby Keita still adapting to life at Liverpool, says Klopp

Raportimet nga Gjermania thonë se 27-vjeçari nuk është i kënaqur me situatën ku ndodhet, por GOAL ka mësuar se pavarësisht interesimit të madh të klubeve evropiane, duke përfshirë Leipzig, Liverpool ka në planë të mbajë Keitan këtë sezon dhe në vazhdim.

Situata rreth kontratës së Keitas me Liverpoolin

Keita iu bashkua të kuqve nga Leipzig për një marrëveshje prej 70 milionë eurove në vitin 2018, dhe që nga atëherë ka bërë 117 paraqitje, duke shënuar 11 gola.

Edhe pse ka katër vite që është bashkuar me Liverpoolin, ai ende nuk ka arritur që të sigurojë një vend të sigurt në formacionin titullar, me lëndimet e shpeshta që pengojnë atë të ruajë ritmin e ndeshjeve.

Teksa të tjerëve si Mohamed Salah, Joe Gomez e Harvey Elliott u janë dhënë kontratat e reja këtë verë, e ardhmja e Keitas ende mbetet një situatë e pazgjidhur.

Neil Jones drops Naby Keita transfer claim as RB Leipzig among several outfits eyeing up Liverpool midfielder - The Empire of The Kop

Sipas mediumit GOAL, negociatat mes Liverpoolit dhe menaxherit të lojtarit, Bjorn Bezemer, janë duke vazhduar. Kishte bisedime gjatë këtij muaji ballë për ballë mes palëve në Mallorca dhe marrëdhënia mes tyre është e fortë ende.

Nëse Keita është i pakënaqur apo i zhgënjyer, kjo nuk është komunikuar te klubi dhe ka shumë pak mundësi që ta lënë të iki, sidomos në këtë fazë duke pasur parasysh krizën në lëndime që ka ndikuar edhe në fillimin e dobët në Premierligë, me dy barazime të njëpasnjëshme.

Synimi i skuadrës është që të përmbyllet një marrëveshje e re katërvjeçare me Keitan, i cili ka mbështetjen e plotë të trajnerit gjerman dhe shihet si pjesë e formacionin titullar të Liverpoolit.

Ngjarjet tjera te skuadra e Liverpoolit

Liverpoolit pritet që t’i kthehet Roberto Firmino për ndeshjen e ardhshme në Premierligë që e zhvillon të hënën kundër Manchester Unitedit, pasi që braziliani ishte jashtë për ndeshjen ndaj Crystal Palace për shkak të një lëndimi në muskuj, në këtë ndeshje ku skuadra e tij barazoi dhe bashkëlojtari i tij Darwin Nunez u ndëshkua me karton të kuq pas një sjellje josportive.

Darwin Nunez red card: The games Liverpool's star striker will miss for brutal headbutt against Crystal Palace including Manchester United but he could return against Everton

Joe Gomez dhe Jordan Henderson pritet që të jenë risia tjetër në formacionin titullar për Liverpoolin të hënën, pasi në ndeshjen e kaluar janë përdorur vetëm si zëvendësues, ndërsa Joel Matip, Ibrahima Konate, Thiago Alcantara, Diogo Jota dhe Alex Oxlade-Chamberlain janë jashtë për shkak të lëndimeve.

Lajme të ngjashme