Lista e Spanjës për Kupën e Botës me disa befasi - NACIONALE

Lista e Spanjës për Kupën e Botës me disa befasi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ansu Fati i Barcelonës dhe Hugo Guillamoni i Valencias janë thirrur nga Spanja në listën prej 26 futbollistëve që do të shkojnë në Kupën e Botës.

Spanja e ka publikuar listën prej 26 futbollistëve për Kupën e Botës, e cila nis këtë muaj, duke si gjithmonë trajneri Luis Enrique vjen me befasi.

Ai e ka ftuar sulmuesin 20-vjeçar të Barcelonës, Ansu Fati, si dhe mbrojtësin e Valencias, 22-vjeçarin Hugo Guillamon, por Sergio Ramos i Paris Saint-Germainit, Thiago Alcantara i Liverpoolit dhe David de Gea i Manchester Unitedit kanë mbetur jashtë.

Pjesa tjetër e lojtarëve të ftuar janë praktikisht të njëjtit me të cilët Enrique kishte luajtur në kualifikime për Katari 2022.

Listën e mbizotërojnë lojtarët e Barcelonës, që janë shtatë, Jordi Alba, Sergio Busquets, Ferran Torres, Ansu Fati, Eric Garcia, Gavi dhe Pedri.

Fati nuk u ftua nga Spanja për ndeshjet e shtatorit kundër Zvicrës dhe Portugalisë, ndërsa Guillamon e ka bërë vetëm një paraqitje zyrtare për furinë e kuqe deri tani, kundër Portugalisë në shtator.

Spanja po merr pjesë në Kupën e Botës për herë të 12-të radhazi, me shpresën për ta arritur lavdinë për herë të parë që prej vitit 2010.

Ajo është në një grup me Gjermaninë, Japoninë dhe Kosta Rikën.

David de Gea, i cili vijon të jetë numri një i Manchester Unitedit, nuk është pjesë e Spanjës nën urdhrat e Enriques për çështje taktike.

Ramosi, lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e Spanjës, nuk është ftuar po ashtu, pavarësisht se po tregon formë shumë të mirë me kampionin francez këtë sezon.

Ylli i Liverpoolit Thiago mungon po ashtu, i cili nuk ka luajtur për Spanjën që prej Kampionatit Evropian 2020 verën e kaluar, pavarësisht se është në formë të shkëlqyer këtë sezon me të kuqtë.

Lajme të ngjashme