Lirim Kastrati në situatë të pakëndshme te Legia, klubi polak synon ta largojë sa më parë - NACIONALE

Lirim Kastrati në situatë të pakëndshme te Legia, klubi polak synon ta largojë sa më parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lirim Kastrati është duke kaluar periudhën ndoshta më të keqen në karrierë, te Legia e Varshavës.

Klubi i madh polak kompletoi transferimin e kosovarit gjatë vitit 2021 duke e blerë nga Dinamo Zagreb për një vlerë prej 1.5 milionë euro.

Në fillim kishte shumë opione pozitive, por pastaj gjithçka mori të keqen për anësorin këmbëshpejtë.

Kastrati nuk arriti të bëjë atë që pritej duke humbur edhe pozitën e titullarit, e vitin e kaluar shpesh herë nuk u ftua ose mbeti vetëm në stol duke mos pasur minuta.

Kështu, duke qenë në këtë situatë, Legia do të ishte e lumtur ta largojë Kastratin, i cili ka një kontratë tejet të mirë, që skadon në vitin 2025, kështu raporton mediumi polak "Sportowefakty".

Sipas tyre, Legia tashmë ia ka bërë të qartë Kastratit se do të ishte më së miri nëse ky i fundit largohen, por nuk është aq e lehtë.

Problemi kryesor mbeten paratë. Në këtë pikë, është vetëm sa i përket anës financiare. Është e qartë se Kastrati nuk ka shanse të gjejë një klub që do t'ia plotësonte kërkesat financiare që i ka te Legia.

Në rast që gjen klub të ri, kosovari do të fitonte shumë herë më pak dhe ky është problemi kryesor pasi asnjë lojtar nuk do të flasë për një klub të ri ku do të fitojë shumë më pak.

Raporti i mediumit polak shton se Kastrati dëshiron qëndrimin te Legia, me synimin të luftojë për pozitën në tabelë, por në anën tjetër nuk është në planet e trajnerit dhe klubit, prandaj ka realizuar se një lëvizje është e domosdoshme.

Legia është e hapur ta lejojë Kastratin falas, por më kusht që lojtari ta "harrojë" një pjesë të madhe të kontratës, që assesi nuk pranohet nga ana e futbollistit.

Kujtojmë, anësori nuk u ftua te Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet e qershorit nga përzgjedhësi Alain Giresse.

Lajme të ngjashme