Lionel Messi zbulon pesë favoritët për Kupën e Botës - NACIONALE

Lionel Messi zbulon pesë favoritët për Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Paris Saint German, Lionel Messi e ka vlerësuar Anglinë si një ndër favoritët që ta fitojë Kupën e Botës në Katar.

Messi do t'i prijë sulmit të Argjentinës në Kupën e Botës muajin tjetër, me Argjentinën që nuk di për humbje që 34 ndeshje dhe më shumë gjasë do të jetë turneu i fundit për të.

Sidoqoftë, i pyetur për favoritët, Messi e ka vlerësuar Anglinë pranë Brazilit, Francës, Gjermanisë dhe Spanjës si favoritët kryesorë.

"Sa i përket favoritëve, ka disa skuadra të mëdha si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia dhe Spanja".

"Jam i sigurt që po harroj disa. Por, nëse duhet të them vetëm një apo dy, mendoj se Brazili dhe Franca janë dy kandidatët më të mëdhenj për Kupën e Botës".

Kupa e Botës 2022 ka problemet e veta meqenëse është në mesin e sezonit dhe disa lojtarë tashmë kanë pësuar lëndime, që ka ndikuar që ta humbasin mundësinë të jenë pjesë e saj.

Argjentina mund të jetë pa dyshen Angel di Maria dhe Paulo Dybala, derisa Messi është i shqetësuar për këto lëndime para se të nis turneu me 20 nëntor.

"Lëndimet janë shqetësime të mëdha. Kjo Kupë e Botës është ndryshe dhe luhet në një lojë tjetër, prandaj mund të ndodhin disa gjëra të vogla që mund të detyrojnë të qëndrosh jashtë".

"Gjëja më e mirë që mund të bësh është të paraqitesh normalisht dhe të luash ndeshjet siç bënë gjithmonë".

"Shpresoj se Di Maria dhe Dybala të shërohen me kohë. Kanë kohë mjaftueshëm dhe shpresojnë të jenë në turne në formë të mirë".

Kupa e Botës është shansi i fundit për Messin, pasi është gjëja e vetme që i mungon në karrierën e tij të jashtëzakonshme që ka pasur.

Messi ishte pranë ta fitonte Kupën e Botës në vitin 2014 kur Argjentina arriti deri në finale, por humbi në kohën shtesë nga Gjermania me golin e famshëm të Mario Gotzes.

Lajme të ngjashme