Lionel Messi vazhdon me magjinë e tij në Amerikë: Jep dy super asistime në fitoren ndaj Los Angeles - NACIONALE

Lionel Messi vazhdon me magjinë e tij në Amerikë: Jep dy super asistime në fitoren ndaj Los Angeles

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Lionel Messi është duke vazhduar të kontribuojë te fitoret e Inter Miamit në MLS.

Argjentinasi dhuroi dy asistime fantastike në fitoren 1:3 ndaj Los Angeles, në kuadër të kampionatit amerikan.

Zhvillohej minuta e 51-të, ku Messi e pa për mrekulli të harruar bashkëlojtarin Jordi Alba, i cili shënoi nga afërsia.

Bashkëpunimi ishte fantastik duke kujtuar kohën që e bënin të njëjtën gjë te skuadra e Barcelonës.

Ndërsa, asistimin e dytë e dha në minutën e 83-të për Campanan që njëkohësisht vulosi çështjen e fituesit.

Inter Miami me këtë fitore renditet në pozitën e 14-të në “Eastern Conference” me 25 pikë, tetë më pak se vendi i nëntë që të dërgon në play-off.

Lajme të ngjashme