Lionel Messi – lojtari më i dekoruar në histori të futbollit - NACIONALE

Lionel Messi – lojtari më i dekoruar në histori të futbollit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli argjentinas Lionel Messi u bë lojtari më i dekoruar në histori pasi fitoi trofeun e parë me Inter Miamin.

Duke qenë kyç, Messi ndihmoi skuadrën amerikane ta fitojë Kupën e Ligës në Amerikë, gjë që Inter Miami nuk e kishte arritur që një kohë të gjatë.

Me këtë trofe, shtatë herë fituesi i Topit të Artë regjistroi trofeun e 44-të në karrierë, ndërmjet viteve 2004 – 2023.

Në karrierën e tij, Messi ka fituar plot trofe, përfshirë 10 herë La Ligan, katër herë Ligën e Kampionëve, shtatë Kupë të Mbretit, tetë Superkupa të Spanjës, tre Kupa të Botës për klube, tre Superkupa të Evropës, Kupën e Botës, “Finalissima”, Kupën e Amerikës, një medalje të artë olimpike, Kupën e Botës U20, dy tituj të Ligue 1 dhe një herë Superkupën e Francës.

Kështu, Messi theu edhe rekordin e ish bashkëlojtarit Dani Alves, që ishte lojtari me më së shumti trofe – 43 sosh.

Messi realizoi një gol të hershëm nga distanca në finalen ndaj Nashville, me Inter Miamin që fitoi në fund përmes penalltive me rezultat 10:9.

Lajme të ngjashme