Liga e Kampionëve: Manchester Unitedi e Napoli kërkojnë një vend në fazën e eliminimit direkt në xhiron e fundit
Xhiroja e fundit e fazës grupore të Ligës së Kampionëve fillon sot, me tetë ndeshjet në orar, ku shumica prej tyre nuk janë shumë të rëndësishme, por Manchester Unitedi dhe Napoli do ta kërkojnë medoemos një vend në fazën e eliminimit direkt.
Manchester Unitedi po përballet me një periudhë të vështirë, ku sidomos në Ligë të Kampionëve, kanë munguar rezultatet për ta dhe kanë mbetur në vendin e fundit, por ende kanë gjasa, ndonëse minimale.
Dy ndeshjet e para të ditës së sotme janë ato të grupit B, ku takohen Lens – Sevilla dhe PSV Eindhoven – Arsenal, por që janë ndeshje me shumë pak rëndësi, pasi skuadra holandeze dhe ajo nga Anglia, tashmë e kanë siguruar fazën e eliminimit direkt.

Manchester Unitedi takohet me Bayern Munich, ndërsa Copenhagen e pret Galatasarayn, ku në këtë grup janë gjërat e komplikuara, sidomos për Djajtë e Kuq.
Skuadra e Ten Hag duhet të fitojë me çdo kusht, por duhet të shpresojë që Copenhagen të barazojë me Galatën, në të kundërt nuk eliminohet në grupe.

Ndeshje tjetër interesante sot është ajo mes Napolit e Bragës në Grupin C, pasi luftohet drejtpërdrejtë për vendin e dytë, kurse Real Madridi që takohet me Union Berlin, ka siguruar vendin e parë.

Edhe në grupin D tashmë ka përfunduar gjithçka. Interi dhe Sociedadi që takohen sot, do të luftojnë për vendin e parë, respektivisht vendin e dytë, teksa pa shpresa janë Salzburg e Benfica, që luajnë për një vend në Ligë të Evropës.

Përveç dy ndeshjeve të grupit B që zhvillohen më fillim nga ora 18:45, të tjerat janë në orar të zakonshëm tradicional, më fillim nga 21:00.