Liga e Kampionëve: Bayern Munich përballet me Lazion për një vend në çerekfinale, PSG udhëton te Real Sociedad
Seria e ndeshjeve kthyese e fazës së 1/8 së Ligës së Kampionëve fillon sot, me Bayern Munich që e pret Lazion, ndërsa Paris Saint-Germain udhëton te skuadra e papërshtatshme Real Sociedad, përballje këto të vlefshme për një vend në çerekfinale.
Skuadra italiane është në epërsi ndaj kampionit gjerman pas 90 minutave të para të zhvilluara në Stadio Olimpico dhe do të kërkojnë të ruajnë rezultatin për 90 minutat e radhës, në mënyrë që të sigurojnë biletën për në mesin e tetë skuadrave më të mira evropiane. Në anën tjetër, Paris Saint-Germain ka përfunduar gjysmën e rrugës, pasi ka fituar me dy gola në shtëpi, ndonëse Real Sociedad njihet për ndeshjet e forta në folenë e tyre.
Bayern Munich e udhëhequr nga Thomas Tuchel, po kalon formë aspak të mirë, ku tani në elitën gjermane është 10 pikë larg liderit Bayer Leverkusen, dhe si duket për Harry Kane epoka pa tituj do të vazhdojë edhe në Gjermani, pas një periudhe shterpe në Angli.
Gjermanët nuk do të kenë shërbimet e Upamecanoc që u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë, ndërsa për shkak të lëndimeve do të mungojnë Coman, Mazraoui, Sarr e Marusic, me Sanen e Gnabryn që janë në dyshime.
Lazio nuk ka mungesa të theksuara në skuadër, por që ndeshjet e tyre të fundit në Serie A kanë lënë për të dëshiruar, pasi kanë pësuar tri humbje, duke fituar vetëm një, pas takimit të parë me Bayern Munich.
Bayern Munich mbetet favorit për të fituar dhe siguruar një vend në çerekfinale, ku fitorja e tyre kuotizohet me 1.25, ndërsa një fitore e mundshme e Lazios ka kuotë të lartë 10.00.
✨ 𝗖𝗛𝗔𝗠𝗣𝗜𝗢𝗡𝗦 𝗟𝗘𝗔𝗚𝗨𝗘-𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛𝗗𝗔𝗬 ✨
— FC Bayern München (@FCBayern) March 5, 2024
Heute 𝐀𝐋𝐋𝐄𝐒 geben fürs Viertelfinale, Jungs! #FCBLAZ #MiaSanMia #packmas pic.twitter.com/eUrE0tWkjt
Përballja tjetër e mbrëmjes mes PSG-së dhe Real Sociedadit, do të jetë tejet interesante, duke ditur paraqitjet e spanjollëve në San Sebastian në këtë sezon të Ligës së Kampionëve, ndonëse vinë nga tri humbje radhazi, duke përfshirë eliminimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit nga skuadra e Vedat Muriqit, Mallorca.
Edhe kampioni i Francës, nuk po kalon formë shumë të mirë, ndonëse ka krijuar diferencë në Ligue 1 nga vendi i dytë, por po përballen me probleme të shumta, ku trajneri Luis Enrique e ka zëvendësuar në dy raste yllin kryesor të skuadrës Kylian Mbappe, dhe në të dy rastet ata kanë barazuar.
PSG-ja ka mungesa të theksuara, siç është ajo e Asensios, Skriniarit, Kimpembes e Kurzawas, ndërsa te spanjollët mungojnë Odriozola, Fernandez, Merquelanz, Munoz e Zakharyan.
Padyshim që rezultati nga ndeshja e parë me epërsi prej dy golave nga Paris Saint-Germain luan rol të madh, por bastet e konsiderojnë fitues sot Real Sociedadin, duke e dalluar në kuotizim në një nuancë.
✨ Que sea inolvidable.#UCL | #WeareReal pic.twitter.com/8Urbf3hVuX
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) March 4, 2024