Lërë që s’e pati asnjë goditje drejt portës, por Atletico nuk e kaloi as fushën e vet në përballje me Manchester City
Atletico Madridi është i njohur për lojën e vet mbrojtëse, por skuadra e Diego Simeones e arriti një nivel plotësisht të ri në disfatën kundër Manchester City në përballjen e tyre të parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sic edhe pritej, Simeone e vendosi skuadrën para portës së portierit Jan Oblak për ta frustruar Manchester Cityn e Pep Guardiolës, i cili, si gjithmonë, ishte mbizotërues me topin dhe në fund ia doli ta arrijë një fitore minimale 1:0.
Loja e Atleticos ishte e dobishme në fillim në neutralizimin e anglezëve, duke ua pamundësuar krijimin e shumë rasteve të shënimit, megjithatë skuadra e Simeones dështoi ta bëjë qoftë edhe një goditje në portën e portierit Ederson.

Atletico ia arriti qëllimit në pjesën e parë, pasi nuk e lejoi as Cityn të bëjë shumë goditje drejt portës. City e pati topin 73 për qind të kohës, por pati vështirësi të thyejë mbrojtjen e ngjeshur të vizitorëve.
Në pjesën e dytë, City më në fund e theu akullin, kur Phil Foden u fut në lojë dhe menjëherë e shërbeu Kevin de Bruynen, i cili e mposhti portierin Oblak me një goditje nga afërsia në minutën e 70-të.
Ai cast magjie ishte i gjithi që iu nevojit Cityt për ta siguruar një fitore 1:0 në shtëpi dhe për ta vënë një këmbë në gjysmëfinale në pritje të ndeshjes së kthimit në Madrid.
Atletico, lërë që nuk e bëri asnjë goditje në portën vendase, por nuk arriti as të dalë jashtë zonës së vet, në një rreshtim 5-5-0 para portës së vet.

Skuadra e Simeones u bë vetëm ekipi i katërt që nuk ia del ta bëjë asnjë goditje drejt portës në një ndeshje të Ligës së Kampionëve qëkur të dhënat nisën të mblidheshin.
Kjo i kishte ndodhur vetëm APOEL-it kundër Real Madridit më 2012, si dhe Viktoria Plzenit dhe Arsenalit më 2011, këtyre dy të fundit pikërisht kundër Barcelonës së Guardiolës.