Legjenda italiane: Rrahmani mbrojtjes së Napolit i ofron siguri - NACIONALE

Legjenda italiane: Rrahmani mbrojtjes së Napolit i ofron siguri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda italiane e futbollit dhe njëherësh analisti i futbollit, Beppe Bergomi, ka folur rreth derbit që do të zhvillohet pasnesër mes Napolit dhe Juventusit. Ai ka komentuar në superlativ edhe mbrojtësin kosovar Amir Rrahmani.

Pasnesër do të vendoset shumëçka rreth titullit kampion në Itali, pasi Napoli do të jetë nikoqir i Juventusit, respektivisht skuadrës që e ndjek mbrapa në tabelë me një dallim prej 7 pikësh.

Beppe Bergomi, dikur mbrojtës legjendar i Italisë dhe Interit, dha analizën e tij sa i përket asaj se çfarë mund të pritet nga një ndeshje e tillë. Megjithatë, Bergomi foli me lëvdata edhe për mbrojtësin 28-vjeç “dardan”, Rrahmanin.

“Rrahmani mund të ketë shpejtësi më të ngadalët sesa Kim, por të ofron siguri. Të dytë bashkë kur luajnë kompletohen njëri me tjetrin”, tha ai.

Rrahmani u rikthye nga lëndimi gjatë javës së kaluar, kur në “San Siro” u paraqit si titullar, në sfidën që Napoli e humbi me rezultat 1:0. Për fatin e keq të Rrahmanit, Dzeko mu nga ai u lirua me rastin e shënimit të golit vendimtar në ndeshje.

Një lëshim ky që u komentua me kritika nga shtypi italian, por i mendimit të njëjtë nuk ishte edhe Spalletti. Trajneri italian një ditë para ndeshjes kundër Sampdorias që u zhvillua në fundjavë, tha se Rrahmani ishte i pafat në rastin e atij goli dhe se e sheh si njërin prej liderëve të skuadrës.

Rrahmani në përgjithësi ka pasur një sezon shumë të mirë. Tandemi me Kim ka ofruar një kompaktësi të dëshiruar, duke harruar kështu një largim të bujshëm veror siç ishte ai i Koulibaly në drejtim të Chelseat.

Lajme të ngjashme