Legjenda holandeze: Declan Rice është i padobishëm, 100 milionë euro për ta kthyer topin te Stones - NACIONALE

Legjenda holandeze: Declan Rice është i padobishëm, 100 milionë euro për ta kthyer topin te Stones

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda holandeze Van de Vaart ka kritikuar mesfushorin e Arsenalit Declan Rice për paraqitjet që ka bërë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Rice nuk kaloi formën më të mirë këtë Evropian, me Anglinë që e mbylli turneun si vend i dytë pasi sërish pësoi humbje në finale, këtë herë nga Spanja me rezultat 2:1.

Van de Vaart e ka kritikuar publikisht duke i bërë me dije se ka kushtuar 100 milionë euro, megjithatë e tëra që bën është se e kthen topin mbrapa te qendërmbrojtësi.

“100 milionë euro për Declan Rice. Çfarë bën ai? Ai vjen për të marrë një top vetëm për t’ia kaluar John Stones. Është i padobishëm”.

Nëse vërtet vleni 100 milionë euro, atëherë duhet të jeni në gjendje të luani një top përpara”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Rice tani do të pushojë disa ditë para se t’i bashkohet Arsenalit në fazën parapërgatitore.

Lajme të ngjashme