Legjenda angleze: Jordan Henderson do të kritikohet në Arabi shkaku i komitetit LGBTQ+
Ish futbollisti Jamie Carragher thotë se mesfushori Jordan Henderson duhet të përgatitet për të marrë shumë kritika sapo të kalojë në Arabinë Saudite.
Të enjten u raportua se kapiteni i “Reds” e ka pranuar ofertën e Al Ettifaqit, me Liverpoolin që tani është në negociata me skuadrën e Seen Gerrardit.
Sidoqoftë, Carragher përmes një postimi në “Twitter” shkroi se anglezi do të kritikohet shumë.
“Paraja është e vështirë për t’u refuzuar. Ai do të kritikohet sepse ka marrë lëvdata për qëndrimin e tij për LBGTQ+ në të kaluarën”.
“Nuk është lojtar në momentet më të mira, por është e madhe që kapiteni i Liverpoolit të shkoi në Ligën Sauite. Një marrëveshje e mirë për Liverpoolin gjithashtu”.
The money is difficult to turn down hence why virtually no one has, a great servant & player for Liverpool. He will get criticism because he got a lot of praise for his stance on LGBTQ+ in the past.
— Jamie Carragher (@Carra23) July 13, 2023
Not a player in his prime but again a big statement to get the Liverpool captain… https://t.co/tFZj5l11gN
Liverpool mbetet në negociata me Al Ettifaq, pasi ka refuzuar ta lirojë anglezin të ikë falas. “Reds” shpresojnë që të fitojnë 10 milionë funte nga mesfushori.
Ndërkohë, Henderson s’është i vetmi që mund të kalojë në Arabinë Saudite, pasi edhe Al-Ittihad ka gati një ofertë prej 40 milionë funteve për mesfushorin Fabinho.
Liverpool në fakt ka gjetur edhe pasuesin e Hendersonit, meqenëse kanë nisur bisedimet për të nënshkruar me Romeo Lavia nga Southamptoni.

