Jordan Henderson pranon propozimin e klubit arab
Mesfushori Jordan Henderson mesa duket do të jetë transferimi më i fundit në Arabinë Saudite, pasi ka pranuar t’i bashkohet Al-Ettifaqit.
Anglezi është bindur nga projekti i skuadrës arabe, që drejtohet nga ish bashkëlojtari Steven Gerrard.
Gazetari italian Fabrizio Romano shkruan se Henderson e ka pranuar propozimin e klubit dhe tani e tërë marrëveshja varet nga dy klubet.
Romano gjithashtu raporton se anglezi ka diskutuar edhe me trajnerin Jurgen Klopp, i cili e ka lejuar të largohet nga “Anfield”.
“Jordan Henderson e ka pranuar propozimin e Al Ettifaq. Ka një marrëveshje verbale në parim. Marrëveshje edhe në aspektin e kontratës”.
“Tani marrëveshja varet nga çmimi që vendoset mes Liverpoolit dhe Al Ettifaq, nuk ka gjasa për ta lejuar të largohet falas. Hendo bisedoi me Kloppin sot dhe ka dritë jeshile”.
🚨 BREAKING: Jordan Henderson has accepted Al Ettifaq proposal. There’s verbal agreement in principle. Contract agreed.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 13, 2023
Deal now depends on Liverpool and Al Ettifaq discussing on the fee, no chance to let him leave for free 🇸🇦
Hendo spoke to Klopp today and there’s green light. pic.twitter.com/wJ2CyaHu60
Liverpool thuhet se do të kërkojë se paku 10 milionë euro për ta lejuar kapitenin të largohet, me klubin arab që është i përgatitur të ofrojë sa të kërkojë gjiganti anglez.
Henderson ka qenë kyç në mesfushën e Liverpoolit këto vitet e fundit, duke korrur disa suksese përfshirë fitimin e Ligës së Kampionëve dhe Premierligën.
Mirëpo, ai mund të mos jetë futbollisti i fundit që kalon në Arabinë Saudite nga Liverpooli, pasi këtë rrugë pritet ta ndjek edhe bashkëlojtari Fabinho, që ka marrë një ofertë nga Al-Ittihadi.