Leart Paqarada vendos fanellën në ankand, paratë do t’i dhurojë si donacion në Turqi dhe Siri
Mbrojtësi i krahut Leart Paqarada ka vendosur fanellën në ankand dhe paratë do t'i dorëzojë si donacion në Turqi dhe Siri.
Kosovari me anë të këtij gjesti dëshiron të jep një ndihmë sa më të vogël për Turqinë dhe Sirinë, dy shtetet që u goditën nga tërmeti tronditës gjatë kësaj jave.
"Leart Paraqada mori masa duke deklaruar se shumë miq të tij humbën familjarë dhe të njohur në tërmetin në vendin tonë dhe në Siri”.
“Lojtari kosovar ka firmosur fanellën që ka veshur në ndeshje dhe e ka ofruar në ankand. Paqa do t'i dhurojë të gjitha të hyrat”, shkroi një ‘fanpage’ e St.Paul.
Kaptanlarımızdan Leart Paqarada pek çok arkadaşının ülkemiz ve Suriye'deki depremde aile üyeleri ve tanıdıklarını kaybettiğini belirterek harekete geçti. pic.twitter.com/O7Mi2jGnAt
— FC St.Pauli Türkiye (@StPauli_TR) February 10, 2023
Deri më tani në Turqi janë raportuar mbi 21 mijë e 700 të vrarë, e derisa edhe shumë të tjerë vazhdojnë të gjenden nën rrënoja.
Në aspektin sportiv, Paqarada vazhdon të korr suksese duke qenë një futbollist i padiskutueshëm te St.Paul, ndërsa nënshkroi parakontratë me skuadrën e Bundesligas, Koln, të cilëve do t’iu bashkohet në verë si agjent i lirë.
Padyshim, ai do të jetë një opsion mjaftë i mirë i përzgjedhësit Alain Giresse në kuadër të kualifikimeve të Kampionatit Evropian 2024 që do të nis në mars.
Kujtojmë, Kosova do të përballet me Izraelin e pastaj do ta pres Andorrën.