Leao reagon në postimin e tifozit ku thoshte se do ta presë këmbën nëse sulmuesi largohet
Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, i është përgjigjur tifozit të Milanit, i cili në një postim kishte thënë se do ta presë këmbën në rast se sulmuesi nuk e vazhdon qëndrimin te të kuqtë.
Leaos, të cilit kontrata e tanishme i skadon në vitin 2024, ka kaluar tri sezonet e fundit në Milan duke luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në skuadër, madje sezonin e fundit ishte më meritori për ngritjen e trofeut të Serie A-së.
Kampioni italian është raportuar se është duke punuar për t’ia rinovuar kontratën sulmuesit 23-vjeçar, por ai së fundi është i lidhur me një kalim të mundshëm në Chelsea, gjë që ka bërë të shkaktojë mjaft stres tek tifozët milanezë.
Përgjigja e Leaos te tifozi që kërcënoi me amputim
Tifozi në fjalë ka një tatuazh të fytyrës së Leaos në pjesën e poshtme të këmbës së majtë, të cilën e ka treguar sot në një video të postuar në Twitter.
Llogaria me emrin Gabriele, postimin e videos e kishte shoqëruar me një titull mjaft shqetësues.
“Nëse ai [Leao] nuk rinovon, unë do ta presë këmbën time.”
Se non rinnova Leão mi taglio la gamba pic.twitter.com/oqBkuJZteW
— Gabriele (@gabbocin) July 14, 2022
Postimi mori mbi 700 pëlqime dhe shumë komente, me të cilën u arrit vëmendja e vetë sulmuesit, i cili e pa postimin dhe reagoi me disa emoji.
Komenti i portugezit përmbante disa emoji me fytyrë duke qarë dhe disa të tjerë duke u lutur dhe mori më shumë pëlqime se vetë videoja.

A pritet të largohet Leao nga Milani këtë verë?
Leao shënoi 11 gola dhe asistoi tetë herë në 34 paraqitje në Serie A këtë sezon, duke i ndihmuar skuadrës ta fitojë titullin e parë pas 11 vitesh.
Sulmuesi i talentuar komentoi spekulimet për të ardhmen e tij afatshkurtër për DAZN, ku tha: “Jam i lumtur në Milan dhe dëshiroj të bëj historinë këtu. E dua jetën time me këtë klub ku jam.”
Leao gjithashtu konfirmoi se menaxherët e tij janë në bisedime të drejtpërdrejta me drejtuesit e Milanit për vazhdimin e kontratës aktuale, dhe sipas raportimeve të afërta me klubin thuhet se kontrata e re e cila do t’i ofrohet lojtarit është marrëveshje pesëvjeçare, që ia zgjat qëndrimin për tri vite, nga viti 2024 në 2027.

