Sanches nuk e përfill Milanin – Dëshiron me çdo kusht kalimin në PSG
Raportimet nga Portugalia sugjerojnë se Renato Sanches nuk është duke përfillur ofertën e Milanit, pavarësisht marrëveshjes fillestare mes skuadrës italiane dhe Lilles, ai e dëshiron kalimin në Paris Saint-Germain.
Kuqezinjtë janë duke e vëzhguar 24-vjeçarin që një kohë të gjatë, dhe ata besojnë se do të ishte perfekt për mesfushën e Stefano Piolit. Klubet janë në bisedime për një kohë të gjatë, me milanezët që raportohet se kanë marrëveshje në princip për lojtarin.
Por raportimet sot nga mediat portugeze tregojnë një tjetër realitet. Sanches nuk e do kalimin në Milan dhe ka vendosur që të kalojë në PSG, nëse ka një ofertë zyrtare nga kampioni francez. Por gjithsesi që kontaktet mbesin në linjë me Milanin në rast dështimi te parisienët.
Renato Sanches rejeita AC Milan e vai ser reforço do PSG https://t.co/N7wyiKXCUl #desportoaominuto
— Notícias ao Minuto (@noticiaaominuto) July 9, 2022
Sipas raportimeve, Sanches, dëshiron të punojnë sërish me ish-trajnerin e tij, Christophe Galtier, që mori Parisin në drejtim para disa ditësh, dhe këtë dëshirë lojtari ia ka bërë të ditur edhe menaxherit të tij, Jorge Mendes.
Në sezonin që kaloi, Sanches shënoi vetëm një gol dhe asistojë në pesë raste tjera në 24 paraqitje në Ligue 1.
Mesfushori portugez pati një periudhë trevjeçare në Bayern Munich, por që nuk i eci aspak mirë. Ai kaloi te gjiganti gjerman, pas shkëlqimit në Kampionatin Evropian 2016, ku triumfuan me Portugalinë, por që dështoi të tregojë më të mirën e tij duke u paraqitur në vetëm 35 ndeshje për tre sezone e duke u dërguar njëherë në huazim të Swansea City.
Te Lille luan që nga viti 2019, dhe që nga atëherë ai ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar nëntë herë për bashkëlojtarët e tij në 66 paraqitje, duke pasur një mesatare prej 864 minutave për gol, ndërsa në total ka luajtur 4318 minuta.

