Lazio triumfon edhe ndaj Spezias, "blindon" pozitën e dytë në Serie A
Lazio ka shënuar fitore komode në udhëtim te Spezia duke blinduar pozitën e dytë në Seria A, në kuadër të xhiros së 30-të.
Skuadra e Maurizio Sarrit po i afrohet gjithnjë e më shumë rikthimit në Ligën e Kampionëve, sidomos pas kësaj fitore 0:3.
Vendasit e nisën më mirë ndeshjen duke provuar me anë të Mehdi Bourabia, i cili goditi traversën.
Sidoqoftë, ishte Lazio që kaloi fillimisht në epërsi përmes sulmuesit Ciro Immobile që realizoi nga pika e bardhë pas një ndërhyrje brenda zonës (36').
Mysafirët e vazhduan edhe më mirë pjesën e dytë, duke realizuar golin e dytë përmes Felipe Anderson që u gjend në vendin e duhur dhe përfitoi nga një top i kthyer (52').
Tutje, Lazio vazhdoi të dominonte duke pasur disa raste mirëpo që u mungoi finalizimi. Ishte Marcos Antonio që vulosi fitoren me një gol të bukur në fund (89').
Spezia disa minuta para fundit të kohës së rregullt mbeti edhe me 10 lojtarë në fushë, pasi Ethan Ampadu mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje të rëndë.
Me këtë fitore, Lazio mban pozitën e dytë në kampionatin italian me 61 pikë, derisa Spezia renditët në pozitën e 17-të me 26 sosh.