Laura Fazliu kampione e Evropës në xhudo - NACIONALE

Laura Fazliu kampione e Evropës në xhudo

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Pas suksesit që patën Nora Gjakova dhe Loriana Kuka në Abu Dhabi me dy medalje të sjella në Kosovë, një tjetër sukses të madh ka arritur edhe xhudisjta me të ardhme të ndritur, Laura Fazliu, që ka triumfuar në Kampionatin Evropian për të rinj deri në moshën 23-vjeçare që është duke u mbajtur në Sarajevë.

Xhudistja kosovare për të ardhur deri te medalja e artë në kategorinë deri në 63 kilogram iu desh të fitonte katër lufta.

Fazliu e renditur në grupin C të kësaj kategoria, u plasua direkt në raundin e dytë, duke mos pasur ndeshje në raundin e parë.

Në raundin e dytë të grupit C, Laura pati punë me lituanen, Aida Vasiliauskaite, të cilën lehtësisht pas vetëm 47 sekondash e mposhti me Ippon, për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Në çerekfinale u përball me italianen Flavia Favorini, ku edhe në këtë ndeshje lufta nuk zgjati shumë. Pa u bërë dy minuta të plota, Fazliu e hodhi në tatami kundërshtaren e saj me Ippon për të siguruar të paktën një medalje, meqenëse arriti në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale e mposhti hungarezen Brigitta Varga, në luftën e parë të saj në këtë garë që u nevojitën minutat e plota. Por një Waza-ari i arritur në minutën e dytë ia siguroi finalen garueses kosovare.

Finalja e madhe u arrit dhe aty përballë kishte gjermanen, Annabelle Winzig, që i solli më shumë probleme se në tri ndeshjet e para.

Gjermania arriti t’ia merrte një pikë me Waza-ari, por një kombinim i një Ipponi dhe një Waza-ari, ia sollën Fazliut 11 pikë apo triumfin e madh për medaljen e artë.

Për 22-vjeçaren ky është suksesi i dytë i madh në shumë pak kohë, pasi para disa muaj ajo ishte e artë edhe në Lojërat Mesdhetare.

JudoInside - Laura Fazliu Judoka

Në total, Fazliu tashmë në sirtarin e saj ka katër medalje të arta, dy të argjendta dhe tetë të bronzta, duke vazhduar rrugën e xhudistëve tjera që trasuan rrugën të parat.

Lajme të ngjashme