Nora Gjakova e fiton medaljen e argjendtë në rikthimin e saj nga lëndimi i gjatë - NACIONALE

Nora Gjakova e fiton medaljen e argjendtë në rikthimin e saj nga lëndimi i gjatë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos Abu Dhabit 2022, në garën e saj të parë pas rikthimit nga lëndimi që e kishte lënë jashtë xhudos për 15 muaj.

Kampionia olimpike e Kosovës pësoi disfatë nga jugkoreania Mimi Huh në finale për vendin e parë në kategorinë -57 kilogramë. të premten në Arenën Jiu-Jitsu, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kësisoj ajo nuk arriti ta rrumbullaksojë medaljen e tretë e artë në turnetë grand slam. Dueli ishte shumë i luftuar. Tek në sekondat e fundit të kohës së rregullt kundërshtar Mimi Huh përmes një Ipponi ia doli që të triumfojë për ta fituar kështu medaljen e artë.

Para këtij turneu, Gjakova nuk kishte garuar që prej korrikut të vitit 2021, kur ishte bërë kampione olimpike në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Që prej atëherë, ajo e operoi dhe e shëroi një lëndim në krah, para se të rikthehej bujshëm 15 muaj më vonë për të fituar medaljen e tretë të artë grand slam në karrierën e saj të shquar.

Anipse nuk arriti që të dalë e para, ky ishte një rrugëtim shumë i mirë nga xhudistja kosovare, e cila edhe një herë afirmoi se është një garuese solide dhe gjithmonë e gatshme për të luftuar për pozitat e para në garat ku merr pjesë.

Si shkoi rrugëtimi i Nora Gjakovës në këtë Grand Slam?

Për shkak se kishte pësuar rënie në renditjen botërore si pasojë e mungesës, ajo ishte vetëm bartësja e katërt në Abu Dhabi prandaj rrethin e parë nuk e kaloi pa luftë por u përballë me jugkorenanen Yuna Shin, të cilën e mposhti vetëm pas tri shidove me të cilat u penalizua ajo.

Derisa lufta e parë u dëshmua të jetë tejet e vështirë, sfiduese dhe zgjati plot gjashtë minuta, kosovarja ishte e papërmbajtshme në ballafaqimin pasues duke e rrahur me ippon Pleuni Cornelissen menjëherë në fillim të luftës.

Kalimi në çerekfinale nënkuptoi përballje me serben Malica Perisic, të cilën Gjakova e fitoi po ashtu brenda një minute, pasi xhudistja fqinje u penalizua me tri shido.

Tjetër përballje sfiduese për kampionen evropiane përbëri Eteri Lipaterliani në gjysmëfinale. Gjakova ishte ndëshkuar me një shido para se të fitonte një pikë dhe të ndëshkohej me shidon e dytë, por ia doli të mbahej në sekondat e fundit të përballjes për ta siguruar një luftë të fundit për medalje të artë.

Anipse nuk arriti që të dalë e para, ky ishte një rrugëtim shumë i mirë nga xhudistja kosovare, e cila edhe një herë afirmoi se është një garuese solide dhe gjithmonë e gatshme për të luftuar për pozitat e para në garat ku merr pjesë.

Nora Gjakova në finale nuk ia doli që ta rrëmbejë medaljen e artë, megjithëse luftoi në çdo sekond të betejës me jugkoreanen Mimi Huh.

Kur do të paraqiten xhudistet tjera kosovare?

Me kaq nuk mbaron pjesëmarrja e xhudisteve kosovare në Grand Slamin e xhudos në Abu Dhabi.

Janë edhe dy xhudiste tjera që do të marrin pjesë gjatë dy ditëve në vijim.

Laura Fazliu dhe Loriana Kuka do të jenë xhudistet e radhës që do të garojnë në turneun respektiv gjatë fundjavës.

E para që do të garojë do të jetë Laura Fazliu. Nesër (e shtunë) rreth orës 08:00 me kohën tonë lokale - do ta nisë rrugëtimin me ambicie për të korrë ndonjë sukses.

Ndërkaq Loriana Kuka do të zbresë në tapet të dielën, gjithmonë në orarin e njëjtë.

Shorti për të dy xhudistet vlerësohet të jetë i favorshëm. Kësisoj, njerëzit pranë të dy xhudisteve shprehen besimplotë se do të mund të korrin ndonjë arritje me vlerë në këtë Grand Slam prestigjioz të xhudos.

Lajme të ngjashme