Lampard ka frikë nga largimi i Gordonit, Chelsea vazhdon të interesohet për lojtarin - NACIONALE

Lampard ka frikë nga largimi i Gordonit, Chelsea vazhdon të interesohet për lojtarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Evertonit, Frank Lampard, ka pranuar se nuk mund t'i sigurojë tifozët e Evertonit që Anthony Gordon nuk do të largohet nga klubi këtë verë pasi Chelsea vazhdon ta ndjekë mundësinë e një marrëveshje për anësorin e talentuar.

Skuadra e Evertonit është përpjekur në maksimum të shmangë interesimin nga Chelsea, duke refuzuar një ofertë të dytë prej 53 milionë euro për Gordon, dhe mendohet se një ofertë e përmirësuar mund të vijë javën e ardhshme.

Chelsea told Anthony Gordon not for sale at any price...but he could still return to Everton with a transfer offer of over £45m - cup news

Kuptohet se Gordon dëshiron të testojë veten në një garë evropiane, siç është ajo kryesore, Liga e Kampionëve, dhe do të ishte e vështirë për Lampard t'i qëndronte në rrugë lojtarit.

Çfarë thotë Lampard për një largim të mundshëm të Gordonit?

Lampard heziton të humbasë Gordonin, por gjithashtu është realist kur bëhet fjalë për biznesin e futbollit, duke thënë në një konferencë shtypi kur u pyet nëse Gordon do të qëndronte: “Nuk mund të më kërkoni të siguroj asgjë – kjo do të ishte naive nga ana ime t’ju sigurojë për çdo gjë.”

"Shitja e lojtarëve, ashtu siç është me sjelljen e lojtarëve, duhet të jetë e njëjtë. Kur flisni për nivelin e lojtarit që është Anthony, ne e dimë se për çfarë janë të destinuar këta lloj lojtarësh.”

“Është një situatë serioze në nivel futbolli dhe biznesi klubesh, aq e thjeshtë. Nëse mund t'i bashkoni këto të dyja dhe të merrni vendimin e duhur... Futbolli është më i rëndësishmi për mua, sepse kjo është ajo për të cilën vlerësohem.”

"Por ne e dimë vlerën e tij. A do të jetë ai këtu në fund të afatit kalimtar veror? Kush e di. Unë nuk dua të hyj në hipoteza. Nuk mund të sigurojë asgjë", tha Lampard.

Frank Lampard makes feelings clear about Anthony Gordon and his Everton future - Liverpool Echo

Karriera dhe karakteristikat e Anthony Gordon

Gordon është futbollist anglez, 21-vjeçar, pozitë të preferuar e ka si anësor i krahut të majtë por mund të luajë edhe në pozitat tjera të sulmit, duke përfshirë edhe atë të mesfushorit mbrapa sulmuesit.

Debutimin e tij në ligën më të fortë në botë, në Premierligë e bëri në sezonin 2019/2020, ndërsa pjesë e Evertonit është që nga gjeneratat e reja.

Graeme Souness not in favour of Chelsea signing Anthony Gordon

Për gjashtë muaj ai ishte dërguar në huazim te skuadra e ligës së dytë angleze, Preston, ndërsa që nga qershori i vitit 2021, paraqitet rregullisht me fanellën e Evertonit.

Deri më tani ai ka 51 paraqitje në Premierligë, ndërsa me skuadrën e parë të Evertonit në të gjitha garat ka 62 paraqitje. Gjatë këtyre paraqitjeve ai ka shënuar katër gola, ndërsa ka asistuar për bashkëlojtarët në tetë raste tjera.

Lajme të ngjashme