Lamine Yamal pritet sërish të hyjë në histori të futbollit, Spanja po e konsideron ta thërras në skuadrën e parë
Lamine Yamal mund të bëjë akoma më shumë në historinë e futbollit, pasi raportohet se Kombëtarja e Spanjës po e konisderon ta ftojë atë në skuadrën e të rriturve, ndonëse djaloshi fantastik është vetëm 16-vjeçar.
Sipas Mundo Deportivo, 16-vjeçari mund të thirret nga Luis de la Fuente për ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare, ku Spanja është planifikuar të luajë dy ndeshje kualifikuese për Euro 2024 kundër Gjeorgjisë dhe Qipros. Yamal tashmë ka depërtuar në ekipin e parë në Barcelonë dhe pasi bëri përshtypje në para-sezon, ai vazhdoi me formën e tij kundër Cadiz në La Liga, pasi u bë lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në elitën spanjolle.

Nëse Yamal thirret nga De La Fuente dhe luan kundër Gjeorgjisë më 8 shtator, atëherë ai do të bëhej lojtari më i ri ndonjëherë që do të shfaqet në një ndeshje të lartë ndërkombëtare të Spanjës me 16 vjet, 1 muaj, 27 ditë, duke kaluar shokun e tij të skuadrës Gavi, i cili bëri debutimin e tij në moshën 17 vjeç e 62 ditë.
Yamal u la jashtë skuadrës së Spanjës U-18 nga Jose Lana, gjë që shkaktoi spekulime për thirrjen e tij të mundshme në ekipin e parë. Besohet se Lana zgjodhi ta injoronte pasi nuk donte të ndërpriste integrimin e tij me ekipin e parë të Barcelonës nën drejtimin e Xavi Hernandez.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Yamal gjithashtu mund të luajë për Marokun, që është kombësia e babait të tij. Ai gjithashtu mund të luajë për Guinenë Ekuatoriale pasi nëna e tij vjen nga ai vend, por ai ka lindur në Spanjë. Federata spanjolle veproi menjëherë në rastin e Munirit pasi ai bëri debutimin e tij me Barcelonën në 2014 dhe i dha një thirrje ndërkombëtare për ta lidhur me Spanjën. Ata donin të bënin të njëjtën gjë me Abde Ezzalzouli, por lojtari zgjodhi të përfaqësonte Marokun.
Yamal do të shpresojë të fillojë përsëri kur Barcelona do të përballet me Villarrealin të dielën në La Liga për të forcuar më tej rastin e tij përballë përzgjedhësit De La Fuente.

