Fantastike, 15-vjeçari Lamine Yamal bën historinë, bëhet lojtari më i ri që debuton për Barcelonën
Lamine Yamal ka shkruar emrin e tij në librat e historisë pak çaste më parë, duke u bërë lojtari më i ri në histori që debuton për Barcelonën, vetëm në moshën 15-vjeçare.
Sulmuesi hyri në fushë në minutën e 83-të kur zëvendësoi Gavin, në fitoren e Barcelonës 4:0 ndaj Real Betisit, me mysafirët që luajtën për pjesën më të madhe të ndeshjes me një lojtar më pak, pasi Edgar Gonzalez u ndëshkua me dy kartonë të verdhë vetëm pak minuta pasi hyri në fushë si zëvendësim i detyrueshëm.
Me hyrjen e tij në fushë, Lamine bëhet lojtari më i fundit që debuton nën urdhrat e Xavi Hernandezit te Barcelona, duke mbajtur numrin 41 në fanellë.
15-year-old Lamine Yamal becomes the youngest player to debut for Barça in the 21st century! #MadeInLaMasia pic.twitter.com/oBgYfilGwr
— FC Barcelona (@FCBarcelona) April 29, 2023
Talenti i ri pati një mundësi për të shënuar brenda pak minutash pas hyrjes në lojë. Ai tentoi me një goditje në drejtim të portës, por portieri mysafir e priti gjuajtjen.
Minuta më vonë ai pothuajse dha asistimin e tij të parë. Ai bëri një asist në drejtim të Ousmane Dembele, por francezi nuk mundi ta konkretizoi në gol.
Është shkruar shumë për Yamal tashmë në karrierën e tij të shkurtër, por kjo ishte sigurisht një dalje e parë(megjithëse e shkurtër) për gjigantët katalanas.
