Lajm i mirë për Real Madridin para ndeshjes me Manchester Cityn, dy yjet e skuadrës pritet të jenë të gatshëm - NACIONALE

Lajm i mirë për Real Madridin para ndeshjes me Manchester Cityn, dy yjet e skuadrës pritet të jenë të gatshëm

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, pret që Thibaut Courtois dhe Eder Miliato të kthehen për skuadrën pas pushimit ndërkombëtarë, ku do të ishin të gatshëm për çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Manchester Cityt.

Trajneri i Real Madridit pohoi se ai pret që dyshja e dëmtuar të kthehet në fushë pasi të përfundojë pushimi ndërkombëtar, që do të thotë se ata mund të jenë në dispozicion për çerekfinalen e klubit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt muajin e ardhshëm. Courtois këputi ligamentin e tij të kryqëzuar të përparmë (ACL) menjëherë para fillimit të sezonit 2023/24. Militao pësoi një dëmtim të ngjashëm në gjurin e tij të majtë në ndeshjen hapëse të sezonit të klubit kundër Athletic Club.

Duke folur për gazetarët, shefi italian tha: "Ata kanë filluar punën me ekipin këtë javë, ne do të përfitojmë nga ky pushim për të bërë miqësore kundër ekipit të të rinjve. Mendoj se ata do të jenë gati për ndeshjen e datës 31 (kundër Athletic Bilbao). Ne nuk do të rrezikojmë. Ata po bëjnë shumë mirë."

Carlo Ancelotti Pep Guardiola

Mbretërit janë gati të përballen me kampionët në fuqi të Evropës në një ndeshje të gjysmëfinales së sezonit të kaluar, të cilën skuadra e Pep Guardiolës e fitoi 5:1 në total. Ndeshja e parë e çerekfinales do të luhet më 9 prill në Santiago Bernabeu, ndërsa Etihad do të presë ndeshjen kthyese më 17 prill.

Luka Modric 2024 Real Madrid

Skuadra e Ancelottit, e cila është shtatë pikë më shumë në krye të tabelës në LaLiga, po zhvillon ndeshjen me Osasunën momentalisht, ku janë duke triumfuar 2:1 me golat e Vinicius e Carvajal.

Lajme të ngjashme