Lajm i keq për Liverpoolin – Klopp tregon se sa do të mungojë Van Dijk - NACIONALE

Lajm i keq për Liverpoolin – Klopp tregon se sa do të mungojë Van Dijk

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, në konferencën për media para ndeshjes së FA kupës ndaj Wolverhampton, e ka konfirmuar se mbrojtësi holandez, Virgil van Dijk, do të mungojë për të kuqtë të paktën për një muaj, për shkak të një lëndimi të pësuar në hamstring.

Mbrojtësi holandez u largua nga loja me të filluar pjesa e dytë në ndeshjen që Liverpool e humbi 3:1 të hënën në udhëtim te Brentford, pasi fillimisht u ankua për një shqetësim.

Virgil van Dijk Liverpool 2023

Klopp mendoi se çështja nuk ishte serioze, por testet e mëvonshme kanë zbuluar një tendosje të konsiderueshme të muskujve, me Van Dijk që tani do të jetë jashtë fushës deri në mes të shkurtit.

Klopp u tha gazetarëve: "Virg ishte një surprizë për ne, padyshim, një goditje e madhe. Ai nuk ndjeu shumë në fillim. Unë e hoqa atë, në fakt, pa rrezik."

Virgil van Dijk Liverpool 2022-23

"Në fund, diagnoza ishte mjaft e ashpër, por ne flasim për javë – më shumë se një muaj. Shpresoj që të shkojë shpejt, por tani për tani ai nuk është i gatshëm. Kështu është. Ne kemi qendërmbrojtës të tjerë, për sa kohë që është kështu gjithçka është në rregull për ekipin. Por për Virg, është e ashpër. Ai ka luajtur një sasi të jashtëzakonshme ndeshjesh gjatë viteve të fundit. Tani ne nuk mund ta përdorim atë në fushë të paktën. Jashtë fushës, ne do ta bëjmë këtë”, përfundoi trajneri gjerman.

Jurgen Klopp

Liverpool pret në shtëpi Wolves nesër mbrëma(të shtunën) në raundin e tretë të FA kupës dhe do të ketë në dispozicion nënshkrimin e ri Cody Gakpo për atë lojë.

Në vazhdim të kuqtë do të përballen me ndeshjet e Premierligës kundër Brighton (mysafir) dhe Chelsea (shtëpi) para fundit të janarit, dhe përballen me Wolves (mysafir), Everton (shtëpi) dhe Newcastle (mysafir) para ndeshjes së tyre në 1/16 e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit më 21 shkurt, me Van Dijk që do të luajë shanset e tij për të qenë i aftë për të luajtur në atë ndeshje.

Lajme të ngjashme